FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputeti Muçi përplaset me Ballën: Përpara nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare

Deputeti i Levizjes Bashkë, Redi Muçi, ka debatuar me Taulant Ballën sot në Kuvend.

Muçi iu drejtua kreut të Grupit Parlamentar të PS që mos të tallet me protestuesit, pasi, sipas tij përpara nuk është më Berisha, por rinia shqiptare.

Meqenëse kolegët morën rrugën për në Strasburg, edhe pse disa prej tyre qartazi shkuan atje për të luajtur letra ose për t’u takuar me Fredi Belerin, thirrja ime është se me partinë në pushtet nuk mund të nënshkruhet asnjë rezolutë e përbashkët për kërkesat e protestuesve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kam edhe një thirrje të fundit për Taulantin, i cili çdo ditë publikon fotot e orës 7 nga protesta dhe tallet me protestuesit. Taulant, kujdes, sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare. Vazhdo të tallesh me syleshësinë tënde, vazhdo të tallesh me ta, por unë po të përgjigjem në emër të tyre: “Milord, po ju them se populli jam unë. Sot ju po më shtypni, sot ju po më tallni, por mos harroni se akulli po kriset dhe gjithçka merr fund. Dridhuni, Milord“, u shpreh Muçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, Balla iu përgjigj duke thënë se protesta, kur nisi, ishte diçka e bukur, por e humbi frymën me hyrjen e opozitës.

Të paktën në këtë sallë, në emër të popullit flet një shumicë e caktuar nga vota e një viti më parë, ndërkohë që ti je thjesht dhe vetëm aksidentalisht në këtë sallë, sepse ke ardhur si pasojë e dorëheqjes së një deputeti tjetër. Pra, ke ardhur hajdutçe. Unë nuk tallem me protestën. Kur nisi, ishte diçka e bukur. Por që prej ditës së parë e kam thënë dhe do të vazhdoj ta them. Nuk e di sa i ndiqni postimet e mia në orën 7; ajo është transparencë. Tregon se si, kur hynë Saliu, Gonja, Qori apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe mbetën sorrat, si puna jote, e këtij tjetrit dhe e Gonës. Gonë, sqaro si mund ta shesë një njeri një apartament prej 151 metrash katrorë për 15 milionë euro. Kaq! Por petët e byrekut po hapen, ashtu siç u zbuluan edhe historitë e përfshirjes së lloj-lloj balte. Një gjë duhet ta dini: flamingot janë zogj shumë të pastër dhe nuk rrinë në llum, prandaj u larguan nga ju“, tha Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?