Deputeti Ndocaj te bunkeri për pizza, thotë se “kishin mbaruar”! (Foto)

 

Deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë, Eduart Ndocaj, ka vizituar bunkerin një ditë pasi atij i është vënë zjarri nga protestuesit e opozitës dhe ka reaguar ironikisht ndaj këtij akti në profilin e tij Facebook. Ai tha se shkoi të vizitonte bunkerin për të ngrënë pizza, por ato kishin mbaruar që dje.       

Statusi i plotë i deputetit Eduart Ndocaj:

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas një dite të lodhshme dhe urisë menduam të kalonim e të hanim këtu një pizza me furri druri, por zjarri dhe pizzat kishin mbaruar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fluksi i madh i djeshëm dhe uria e madhe për pushtet bënë që pizzat të mbaronin që dje.

Nuk është bunkieri simbol i regjimit.

Ky është një manipulim i mendjeve të shqiptarëve për të fshehur të këqijat e mëdha që pati ai sistem me luftën e klasave, me burgosjet, ekzekutimet dhe me prishjen e objekteve të kulteve fetare.

Këto janë simbolet e Regjimit.

Simbole të regjimit janë edhe tentativat për të marrë pushtetin me dhunë e për ta mbajtur me dhunë e deri me gjakderdhje.

Fortikimet ose bunkieret i kanë gjithë bota, Zvicra është plot me bunkerë e ndoshta me numrin më të madh të bunkerëve e ka SHBA që në vitet '60 për politikën kundër Luftës së Ftohtë çdo familje amerikane kishte dhe duhet të kishte një strehim të nëndheshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?