Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 10:05 Messi: Do të kem gjithmonë një dashuri të veçantë për Barcelonën Lionel Messi ka konfirmuar edhe një herë lidhjen e veçantë me Barcelonën, duke theksuar se dashuria për klubin katalanas dhe qytetin do të mbetet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Deputeti socialist Sinaj del kundër partisë: Selenica i plotëson kriteret për të qenë bashki, të dëgjohet zëri i qytetarëve

Lajme E hënë, 3 Gusht 2026 17:42
Deputeti socialist Sinaj del kundër partisë: Selenica i plotëson kriteret për të qenë bashki, të dëgjohet zëri i qytetarëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputeti i PS, Vullnet Sinaj, ka dalë kundër idesë që të shkrihen 15 bashki. Ai shprehet se nuk e pranon bashkimin e Bashkisë Selenicë me atë të Vlorës në kuadër të reformës së re administrativo-territoriale të propozuar nga PS-ja. Në një reagim të tij, Sinaj kërkon që përpara çdo vendimmarrjeje të merret parasysh mendimi i ekspertëve, por mbi të gjitha zëri dhe interesi i qytetarëve. Sipas deputetit socialist, problemi kryesor i pushtetit vendor nuk lidhet me numrin e bashkive, por me financimin e pamjaftueshëm të tyre. Ai thotë se rreth 90% e buxhetit të shtetit administrohet nga qeverisja qendrore, ndërsa vetëm 10% u shkon 61 bashkive të vendit. Sinaj argumenton se rritja e transfertave të pakushtëzuara për bashkitë do të ishte zgjidhja për përmirësimin e shërbimeve dhe investimeve, duke shmangur nevojën për reduktimin e numrit të njësive vendore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Postimi i plotë

Mund t'ju interesojë

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 2...

Para 55 minutash
Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Para 2 orësh
Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat ...

Para 12 orësh

Pasi u njoha me projektin e ri të reformës administrativo-territoriale, po paraqes argumentet e mia lidhur me kundërshtimin e idesë së bashkimit të bashkisë së Selenicës me atë të Vlorës.Mendimi im është që duhet dëgjuar zëri i ekspertëve, por mbi të gjitha zëri dhe interesi i qytetarëve. Gjatë diskutimeve për buxhetin e shtetit, qëndrimi im ka qënë se, ndarja e buxhetit të shtetit mes qeverisjes qendrore dhe pushtetit vendor është e padrejtë. Rreth 90% e buxhetit administrohet nga qeveria qendrore, ndërsa vetëm 10% u shkon 61 bashkive të vendit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kam bindjen se transfertat e pakushtëzuara që marrin bashkitë nga buxheti i shtetit janë shumë të ulëta. Nëse do të bënim një ndarje të drejtë të buxhetit të shtetit duke shtuar buxhetin për qeverisjen vendore, nuk do të kishim nevojë të zvogëlojmë numrin e bashkive, por të rrisim financimin e tyre, veçanërisht për investime në infrastrukturë, duke mbështetur bashkitë që kanë më shumë nevojë. Raporti përfundimtar “Reforma Administrativo-Territoriale 2.0” nxjerr në pah vetë treguesit pozitivë të Bashkisë Selenicë:

1.Funksionaliteti si bashki-Selenica renditet e 29-ta në rang kombëtar, me një IFB (Indeks të Funksionalitetit të Bashkive) prej 57.3.

2.Performanca ekonomike-Edhe në këtë tregues renditet e 29-ta në vend, me një IPE (Indeks të Performancës Ekonomike) prej 42.2, mbi mesataren kombëtare.
Paga mesatare është 58.386 lekë, pothuajse në nivelin e mesatares kombëtare dhe më e lartë se në shumë bashki të ngjashme për nga madhësia.
Detyrimet e prapambetura janë vetëm 3.6%, një tregues më i mirë se mesatarja kombëtare.

3.Indeksi i Masës Urbane (IMU)-I vetmi tregues që mund ta penalizojë Selenicën është IMU-ja, për shkak se popullsia është e shpërndarë në shumë fshatra dhe jo e përqendruar në një qendër urbane. Por, pikërisht për këtë arsye, Selenica duhet të jetë bashki, ndryshe do t’i largonte edhe më shumë shërbimet nga qytetarët. Nëse do të ndiqej logjika e funksionalitetit dhe performancës ekonomike, atëherë edhe disa bashki të tjera, të cilat renditen më poshtë se Selenica, do të duhej të mos quheshin më bashki. Por kjo nuk po ndodh. Komisioni pretendon se treguesit ekonomikë të Bashkisë Selenicë janë të ulët, duke u mbështetur te numri i bizneseve.

Po si ka mundësi që anëtarët e Komisionit kanë harruar se Selenica ka brenda territorit të saj dy nga pasuritë minerare më të rëndësishme të vendit. Minierën e Selenicës dhe ndërmarrjen më të madhe të prodhimit të naftës në Shqipëri, atë të Gorrishtit. A ka dijeni Komisioni sa rentë minerare përfiton shteti nga prodhimi i rreth 35 mijë tonëve naftë bruto në vit nga Gorrishti i Selenicës? Cilat nga bashkitë që do të quhen bashki pas reformës japin një kontribut kaq të madh në buxhetin e shtetit?!
Problemi i vërtetë qëndron te ligji për taksat kombëtare. Bashkive që kanë pasuri natyrore u kthehet vetëm 5% e rentës minerare (e cila është 10%), që në praktikë përkthehet në vetëm 0.5% të vlerës së prodhimit.

Për katër vite me radhë jam përpjekur për ta ndryshuar këtë ligj. Në këtë iniciativë m’u bashkua edhe OSBE-ja, por sërish nuk arritëm ta realizojmë këtë ndryshim, në mënyrë që vlera që përfitojnë bashkitë, të shkonte nga 5% në 30% të rentës minerare. Në përfundim, unë mendoj se bashkia Selenicë i plotëson të gjitha kriteret, për të vazhduar të funksionojë me sukses si bashki më vete. Uroj që Kuvendi i Shqipërisë ta respektojë këtë realitet, të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe ta lejojë Selenicën të vazhdojë të funksionojë si bashki më vete!

Etiketat e lidhura

PSSelenicaVullnet Sinaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Messi: Do të kem gjithmonë një dashuri të veçantë për Barcelonën
Tani

Messi: Do të kem gjithmonë një dashuri të veçantë për Barcelonën

Propozim për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri përmes reformave ligjore dhe kushtetuese
Para 8 minutash

Propozim për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri përmes reformave ligjore dhe k...

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe
Para 20 minutash

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, ...

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi
Para 28 minutash

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 12 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 15 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 16 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 13 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.