Deputeti zbulon ç’ ndodhi pas dyerve të mbyllura në PD pas sherrit

Pas mbylljes së seancës parlamentare e cila zgjati vetëm 25 minuta, grupi parlamentar demokrat zhvilloi një mbledhje urgjente. Deputeti demokrat Zia Ismaili thotë se e gjithë opozita është e bashkuar në një qëndrim dhe kërkon ripërsëritje të seancës.

“Mbledhje e jashtëzakonshme e grupit PD . U denoncua skenari ogurzi i pozitës për të mohuar fjalën opozitës. Opozita ka vetëm të drejtën e fjalës. E gjithë opozita është e bashkuar, nuk provokoi opozita. Bardhi kërkoi fjalën për procedurë. Ne kërkojmë ripërsëritjen se nuk ka ndodhur në historinë e parlamentarizmit që një qeveri të betohet për 5 minuta”.

Sipas deputetit demokrat provokoi mazhoranca dhe jo opozita. Kjo e fundit sipas tij kërkon një qasje të re me shqiptarët. “Dekreti i presidentit për të dekretuar një ministre virtuale në kundërshtim me kushtetutën që nuk e lejon kushtetuta. Kryeministri me skenar të parapërgatitur erdhi. Opozita kërkoi kryetarit të kuvendit që të zbatonte rregullore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bardhi kërkoi fjalën dhe kryetari i kuvendit nuk ia dha fjalën, por ia dha kreut të grupit PS i cili kërkoi 5 minuta pushim dhe skenari duhet të shkonte deri në fund që nuk u mor vesh se çfarë e sesi u votua dhe me forcën e hekurt të kartonëve vendosën betimin e kabinetit. Ne do t’iu drejtohemi shqiptarëve. Opozita do përdorë të gjitha mjetet për të krijuar një qasje të re me shqiptarët”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?