
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, njëherazi edhe kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, kërkoi diskutim për akuzat e Erion Veliajt, i cili deklaoir se u kërcënua në emër të Ramës përmes ministrit Toni Gogu.
“Të shkojë ministri i Drejtësisë të kërcënojë dhe mos të kemi informacion. Për mua është kambanë alarmi. Sot është momenti të kemi transparencë. Kur kjo i ndodh Veliajt, çfarë i bëni ju kundërshtarit dhe qytetarit të thjeshtë? Kërcënohet kush ka një mendim kundër, të drejtat e njeriut duhet të jenë në krye të rendit të ditës. Nuk mund të anashkalohen nga ky Kuvend”, tha Tabaku në mbledhjen e komisionit për të Drejtat e Njeriut.