Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 09:03 Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin Trajneri i Francës, Zinedine Zidane, ka mohuar zërat për një përplasje me Kylian Mbappe, duke konfirmuar se sulmuesi i Real Madridit nuk do të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Deputetja e PS, Muzhaqi zbulon paketën e masave për të rinjtë

Lajme E enjte, 22 Tetor 2026 20:49
Deputetja e PS, Muzhaqi zbulon paketën e masave për të rinjtë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputetja e PS-së, Bora Muzhaqi u shpreh se dhjetë ditët e protestës kanë nxjerrë në pah një sërë problematikash që kërkojnë zgjidhje. Muzhaqi theksoi se të rinjtë duhet të dëgjohen, por pa iu drejtuar dhunës.

Ju keni drejtuar edhe një dikaster që ka pasur lidhje me rininë dhe aktivitetin e saj. Së pari, doja t’ju pyesja: çfarë ju kanë thënë juve personalisht këto dhjetë ditë të protestës?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Bora Muzhaqi: Mendoj që këto 10 ditë i kanë thënë jo vetëm mua, por të gjithë shqiptarëve shumë gjëra. Së pari, që kemi punë për të bërë për sa i përket studentëve, ka një sërë sfidash që do duhen zgjidhur lidhur me ta. Së dyti, që duhet të jemi shumë të kujdesshëm me të rinjtë tanë, qoftë kjo në shkollë, por edhe në shoqëri dhe në familje, sepse qartazi kemi lejuar që të rinjtë tanë të përdoren. Sepse diçka që po shihet në mënyrë të vazhdueshme, kur ti sheh minorenët që janë në krye të protestës edhe që janë ata të rinjtë me kapuça në kokë duke bërë akte të dhunës, mendoj që diku, dikush, ndoshta të gjithë bashkë si shoqëri kemi dhënë një mesazh që dhuna është diçka që mund të bëhet edhe nuk e shohim si problematike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mendoj që pikërisht këtu duhet të ndalemi dhe këtë duhet ta themi me zë shumë të lartë. Jo vetëm ne që jemi të angazhuar në politikë, por edhe ju që jeni pjesë e medias duhet thënë me zë shumë të lartë që dhuna nuk është asnjëherë zgjidhje dhe nuk është asnjëherë zgjidhje për asnjë lloj gjëje. Duhet patjetër t’i rikthehemi dialogut, duhet patjetër të diskutojmë me të rinjtë. Jam e bindur dhe e di shumë mirë sfidat që ata kanë, kam takuar të rinj nga Konispoli në Tropojë gjatë punës sime të mëparshme dhe e di shumë mirë që ka sfida që duhen zgjidhur, ama sfidat nuk zgjidhen me gurë, zgjidhen duke folur e duke diskutuar. Kështu që besoj fort që të rinjtë do të gjejnë guximin që ta shprehin mendimin e tyre me zë të lartë, por ama pa dhunë dhe pa përdorimin e mjeteve që kemi parë gjatë kësaj periudhe.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 10 orësh
Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dh...

Para 11 orësh
Rama në Dublin: Shqipëria është mikpritëse si për Sorosin, ashtu edhe për dhëndrin e Presidentit Trump

Rama në Dublin: Shqipëria është mikpritëse si për Sorosin, ashtu edhe për dhëndrin e Pr...

Para 11 orësh

Ky dialog ende nuk ka filluar, edhe pse qeveria ka bërë thirrje të përditshme e po i bën edhe kryeministri Rama. Megjithatë, kemi njoftime se janë disa lëvizje që po bëhen ndoshta në orët e fundit: qeveria është duke marrë disa masa me karakter ekonomik në lidhje me studentët. Mund ta konfirmoni dhe për çfarë bëhet fjalë?

Bora Muzhaqi: Diçka që qeveria ka bërë gjithmonë për të rinjtë është planifikimi i një sërë masave që janë bërë në mënyrë të vazhdueshme. Unë e di që tani aktualisht kolegët janë duke punuar për një paketë masash. Në dijeni time nuk është finalizuar ende paketa e masave që do të jetë në përputhje me kërkesat që të rinjtë kanë. E di që kanë shpallur disa prej tyre, si për shembull është “paketa e strehimit”, e cila i ofron mundësinë të gjithë të rinjve që të marrin një mbështetje për qiranë e tyre deri në 50 përqind të vlerës. Është një pjesë tjetër që është komponenti për çiftet e reja që i lejon mundësinë të marrin një kredi me zero interes nga bankat. Sigurisht është edhe pjesa që lidhet me ata që kanë nevoja të mëtejshme, ku është deri në 3 përqind interesi nga banka.

Kjo e di që është shpallur. Megjithatë, nuk duhet harruar se ka edhe një sërë programesh që lidhen me pjesën e punësimit të të rinjve, siç është “programi i garancisë rinore” që ka filluar tashmë në të gjithë Shqipërinë dhe ka si fokus kryesor ofrimin e një oferte pune apo një mundësie trajnimi ose zhvillimi të mëtejshëm të të rinjve brenda katër muajve nga aplikimi. Ky është program i Bashkimit Evropian, aktualisht i zbatueshëm në Shqipëri. Besoj që nëse do të ketë një masë të mëtejshme nga ana e qeverisë, do të jetë në kuadër të fuqizimit të këtij programi në mënyrë që të rinjtë ta gjejnë më shumë veten të përfaqësuar në tregun e punës pasi përfundojnë shkollimin. Por nga ana tjetër, nuk mund të lë pa përmendur edhe një nga programet që kolegja përmendi përpara disa ditësh, që është edhe shkalla e meritës.

Mendoj që ajo do të ketë një komponent shumë të rëndësishëm për të rinjtë sepse do të krijojë më shumë transparencë, më shumë meritokraci dhe më shumë vlerësim të aftësive që ata kanë, sidomos për pjesën e punës në administratë. Patjetër është edhe faqja e AKPA-së, puna.gov.al, e cila besoj do të ketë mundësinë të forcohet edhe më tej për t’i ofruar të rinjve mundësi punësimi jo vetëm në sektorin publik, por edhe në sektorin privat të targetuar sipas aftësive dhe njohurive që ata kanë. Me këto tre komponentë që unë personalisht besoj do të zhvillohen edhe më tej, qeveria do të bëjë ndryshime në kuadër të adresimit të problematikave kyçe që kemi dëgjuar në protestë. Sepse problematika e parë ju e thatë është dorëheqja, ajo nuk është fiks një kërkesë që mund të adresohet.

Protesta sigurisht e dimë që nuk ka vetëm në Shqipëri, ka në disa vende të Evropës, edhe në vendin fqinj në Itali, më tej në Francë, dhe aktet e dhunës gjithashtu janë verifikuar edhe në këto vende. Ka folur sot kancelari gjerman Merz në samitin e Malit të Zi në Budva pikërisht për dhunën, dhe mund ta citoj: ka thënë se “dhuna nuk duhet të jetë kurrë opsion për asnjë palë”*. Si përkthehet ky mesazh, nëse mund të përkthehet për ne, për Shqipërinë?

Bora Muzhaqi: Mendoj që përkthimi është shumë i qartë: që duhen marrë masa qoftë për sa i përket protestuesve që janë kthyer në dhunues, por sigurisht duke mbajtur përgjegjës edhe policët në rastet kur ata kanë tejkaluar ligjin. Kjo është shumë e qartë. Besoj edhe qeveria apo edhe kolegët e mi të mazhorancës kanë qenë shumë të drejtpërdrejtë për sa i përket kësaj pjese. Diçka që bën përshtypje në Shqipëri është fakti që jemi nga të paktat vende që kanë aktualisht protesta ku lideri i opozitës jo vetëm që nuk e dënon dhunën që po ndodh, por bën të kundërtën dhe thotë që “unë jam pjesë e dhunës dhe jam pro dhunës”. Kjo ndoshta është habia më e madhe në Shqipëri. /Vizion Plus/

Etiketat e lidhura

bora muzhaqi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin
Para 12 minutash

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit
Para 12 minutash

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habitat detar
Para 14 minutash

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habita...

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 1 ore

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 12 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 18 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.