FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputetja e PS, Zegjine Çaushi: ”Porta e Alpeve” do të sjellë zhvillim dhe mundësi të reja për veriun

Deputetja e PS-së, Zegjine Çaushi ka vlerësuar projektin “Porta e Alpeve” si një investim strategjik që synon zhvillimin ekonomik dhe turistik të veriut të vendit.

Përmes një postimi në Instagram, Caushi shkruan se veriu ka nevojë për më shumë zhvillim dhe më shumë mundësi për qytetarët, duke theksuar se ky projekt pritet të sjellë investime të rëndësishme për zonat e Shkodrës, Velipojës, Bunës dhe Shëngjinit.

Sipas saj, “Porta e Alpeve” do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e turizmit dhe ekonomisë lokale, ndërsa do të krijojë më shumë hapësira për bizneset dhe punësimin e të rinjve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kur investohet në veri, fitojnë familjet, bizneset dhe të rinjtë që duan të ndërtojnë jetën në vendin e tyre”, është shprehur deputetja socialiste. Projekti konsiderohet si një nga nismat që synojnë ta kthejnë veriun në një pikë më të fortë zhvillimi ekonomik dhe turistik në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?