Deputetja Jorida Tabaku takime me zyrtarë gjermanë në Berlin, zbardhen temat e diskutimit

Deputetja e PD-së dhe njëkohësisht Kryetarja e Komisionit për Mediat dhe Drejtave të Njeriut, Jorida Tabaku, ka zhvilluar disa takime të rëndësishme në Berlin, në kuadër të angazhimit të saj për forcimin e demokracisë dhe përparimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Tabaku u takua me deputetin gjerman Knut Abraham, me të cilin diskutoi në mënyrë të detajuar mbi gjendjen e demokracisë në vend, lirinë e medias dhe nevojën urgjente për standarde të forta zgjedhore. Ajo theksoi se transparenca dhe media e pavarur janë themeli i një sistemi demokratik funksional dhe i rikthimit të besimit të qytetarëve tek institucionet.

Në një tjetër takim me Peter Beyer, kryetar i grupit të miqësisë së Bundestagut me Ballkanin Perëndimor, si dhe me deputetin David Preisendanz, Tabaku trajtoi një panoramë më të gjerë politike dhe ekonomike. Diskutimet u fokusuan tek ndikimi që qeverisja, mjedisi mediatik dhe integriteti zgjedhor kanë mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ajo nënvizoi rëndësinë që zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit dhe proceset demokratike të besueshme përbëjnë për rrugëtimin europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tabaku u shpreh se e ardhmja e Shqipërisë është e lidhur ngushtë me institucionet e qëndrueshme dhe reformat që prodhojnë rezultate të matshme. Ajo deklaroi vendosmërinë për të avancuar këto prioritete në bashkëpunim të ngushtë me partnerët dhe miqtë e Shqipërisë në Gjermani dhe BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?