FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputetja Koçeku reagon sërish: I kërkoj falje prej zemre Thethit

Deputetja e Shkodrës, Marjana Koçeku, e cila u largua nga grupi parlamentar i PS, ka reaguar sërish në rrjetet sociale.

Ditën e sotme ajo flet në lidhje me ngjarjet e vjetshme në Theth, ku IMT ndërmori një operacion të gjerë për shembjen e ndërtimeve pa leje një vit më parë.

“I kërkoj falje prej zemre Thethit. Ajo ngjarje ka kenë ndër goditjet ma të mëdha emocionale që kam marrë n’jetën teme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë nuk kjaj, por njato ditë kam kja ma shumë se kur m’ka vdekë baba. Betohem në 7 shenjtorët që besoj ma shumë se tash kam me ju përfaqësue si duhet. S’ka me i fye kush ma ato male siç i kanë fye”, shprehet Koçeku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?