Deputetja Tabaku i përgjigjet Komisioneres Marta Kos: Korrupsioni kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve
Vendet anëtarë të BE po monitorojnë me një vëmendjetë shtuar Shqipërinë përsa i përket veprimeve të politikës ndaj drejtësisë. Demokratja e PD-së, Jorida Tabaku, Kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik thotë se drita jeshile e Brukselit për hapin tjetër të negociatave do të vijë vetëm nësedo të ketë një reflektim nga mazhoranca qeverisëse.
“Reputacioni i SPAK-ut është cënuar, ku Parlamenti ka refuzuarheqjen e imutetit të ish zv/kryeministres, por nga ana tjetër edhe një retorikë sulmuese e qeverisë ndaj institucioneve tëdrejtësisë, duke e trajtuar drejtësinë të mirë për kundërshtarin, por jo përtë. Vendet anëtare po marrin kohë, po sigurohen që së pari raporti reflekton situatën këtu në tërren”, tha Tabaku.
Si njohëse në vite e procesit të integrimit si në qeveri edhe në opozitë, Tabaku mendon që objektivi i 2027-ës është në rrezik: “Sa vite me radhë kemi dëgjuar për këtë dashurinë dhe martesën që në e donim dhe ata nuk e donin. Ky process nuk është një proces prezantimi power point, se sa bukur flasim anglisht në Bruksel, por ky proces është proces reformash të realizuara këtu. Kështu që, për mua 2027 ka qënë në pikëpyetje muaj më parë, tani po vihet në pikëpyetje edhe nga KE”.
Duke i etiketuar si “mërgatë qyqesh”, kryeministri Rama akuzon demokratët se nxijnë në anglisht Shqipërinë tek ndërkombëtarët. “Raporti i IBAR është bllokuar sot sepse nuk është dhënë imuniteti i zv/kryeministrit. Propozimet e ndryshimeve të kodit të procedurës penale nga ana e qeverisë për t’i dhënë imunitet vetes së tyre nga hetimet e ardhshme ndaj korupsionit janë një pengesë. Këto nuk janë thënë nga opozita as në shqip, as anglisht, as gjermanisht, këto janë thënë me qëndrime të qarta nga vendet anëtare. E keqja e këtij vendi nuk është opozita. Ata që po e pengojnë sot procesin e integrimit janë ulur atje në qeveri dhe janë duke e treguar qartësisht që vullneti politik mungon”, shprehet Tabaku.
Demokratja ju përgjigj edhe Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, e cila e quajti korupsionin në Shqipëri çështje kulture: “Edhe atje në Bruksel ku komisionerja është sot, korrupsioni nuk është një çështje kuturore, është një çështje sistemi. Zv/kryeministri pas zv/kryeministrit që vjen atje fatkeqësisht përfshihet në korrupsion. Nga 61 bashki që ke sot, më shumë se gjysmën e ke të hetuar ose të dënuar për korrupsion. Kjo nuk është një çështje kulturore. Ah, po, është çështje kulturore e socialistëve, mënyra se si operojnë ata, jo e shqiptarëve”.
Deputetja demokrate kritikoi ndërkohë Edi Ramën për idenë e bashkëudhëtimit të Shqipërisë me Serbinë drejt Europës, ndërkohë që Mali i Zi ka hyrë në parakalim në vetëm pak muaj: “Shqipëria nuk mund ta lidhë procesin e integrimit me Serbinë. E ardhmja e Shqipërisë është e lidhur në mënyrë të pashmangshme me Kosovën së pari dhe së dyti, ne ndodheshim pak muaj më parë njëlloj me Malin e Zi”. /A2cnn/
KOHA JONË SONDAZH

