Derbi i Partizanit, pas dy dekadave “troket” titulli kampion
Derbi i Partizanit, pas dy dekadave “troket” titulli kampionDerbi i “vishet” me të kuqe. Partizani fitoi 2-0 ndaj Tiranës, pas një 90 minutëshi me emocione,si në fushë ashtu dhe në stadium ku për të ndhekur ndeshjen afro 15 mijë tifozë. Falë kësaj fitoreje, Partizani merre kryesimin i vetëm me 33 pikë, duke lënë Tiranën në vend tretë me 29 pikë. Skënderbeu mbeti në vend të dytë, pas ndeshjeve të javës së 15-të, me 30 pikë. Partizani fitoi derbin, falë një fillimi të vrullshëm e një mbrojtje “të blindurar”. Portieri Alban Hoxha kalon 1000 minutat pa e nxjerrë topin nga rrjeta dhe është vetëm një ndeshje larg rekordit të vendosur nga legjenda e Elbasanit Bujar Gogunja. Një sukses i Partizanit, që po evën me ritmet më të mira që pas 20 vitesh kur u shpall për herë të fundit kampion. Një titull i munguar për tifozerinë e zjarrtë të kësaj skuadre, që dje e kanë parë më afër se kurrë atë. E veçanta e këtij derbi ishte hyrja jo vetëm me bileta, por edhe me karta identiteti, që do të thotë se masat e sigurisë për këtë takim ishin nga më të lartat e marra më parë për zhvillimin dhe mbarëvajtien e një takimi kampionati. Në tribunën vip, përveç presidentëve respektivë, Refik Halili dhe Gaz Demi, ndodhej edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, si dhe dy ministra të kabinetit qeveritar, Mimi Kodheli e Saimir Tahiri. Në një atmosferë festive, Partizani dhe Tirana, i lënë vend fushës.
Ndeshja
Derbi numër 140 mes Partizanit e Tiranës nuk zhgënjen. Në fushë kanë zbritur dy ekipe, që numërojnë plot 81 trofe së bashku (tituj kampion, kupa, si dhe superkupa). Partizani ka gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e parë të ndeshjes. Nexhipi nga krahu i djathtë i sulmit kroson në zonë, aty ku ndodhej serbi Raçiç, i cili gënjen portierin Frashëri dhe topi i paprekur prej tij, përfundon në rrjetë. Në vijim, pas golit, janë bardheblutë që bëhen më kërkues, mirëpo rezultati mbetet i njëjtë. Në minutën e 11-të është Ndikumana në dyluftim me Fejzullahun, por kapiteni i ekipi afrikan Burundi ndërhyn keq ndaj kosovarit dhegjyqtari Meta jep një 11-metërsh për të kuqtë. Një minutë më pas është Mentor Mazrekaj, që merr përsipër ekzekutimin e kësaj penalltie dhe shënon golin e dytë. 11-metërshi u kontestua nga lojtarët bardheblu, megjithatë goli është i rrregullt dhe Tirana goditet psikoligjikisht, brenda 10 minutave, pas dy golave. Të besuarit e Maganit hidhen në sulm. Bakaj, Taku e Ndikumana “kërcënojnë” portën e “demave, ndërkohë pavarësisht presionit të tyre, rezultati mbetet i njëjtë, 2-0, për të kuqtë. Bardheblutë krijojnë më shumë volum loje, ndërsa Bushiç humbet disa raste. Në pjesën e dytë të ndeshjes Tirana krijon sërish volum loje, por pa shumë ide. Nga ana tjetër, Partizani mbyllet në mbrojtie dhe bën lojën e saj, në mbrojtje të rezultatit. Zëvendësimet nuk qëndrojnë efikase, sidomos për Tiranën. Trajneri Shpëtim Duro tregohet më i qartë me zëvendësimet, ndërsa trajneri i Tiranës, Gugash Magani edhe pse aktivizoi lojtarë që mendoi se do të ndryshojnë diçka në sulm, nuk ia doli mbanë. Përfundimisht Tirana humbet dhe mbetet në vend të tretë, ndërsa Partizani, pas ndeshjes së djeshme ngjitet në krye të klasiifkimit, i vetëm me 33 pikë, tre pikë më tepër se Skënderbeu, i vendit të dytë.
E veçantë
Një dron fluturon mbi “Qemal Stafa” . Ashtu si mbi Beograd, në ndeshjen Serbi-Shqipëri, në takimin e djeshëm derbi, Partizani – Tirana, flututoi mbi qiellin e Tiranës një dron i ngjashëm. Flamuri ka qenë i njëjtë, autori sërish “”anonim”, dhe u duk sikur ishin “të pranishëm në ndeshje” figura historike si Ismail Qemali dhe Isa Boletini. Por këtë herë ata nuk acaruan tifozët, madje u brohorit prej tyre. Nw flamur irornizohej kreu i UEFA-s, Mishel Platini dhe ai i FSHF-së, Armand Duka, ndërsa shkruhej: “FSHF=UEFA”.
Java e 15-të/ Dje
Partizani – Tirana 2-0
Shënues: Nexhipi 1’, Mazrekaj 12’ (11-m)
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Rahmani, Cuculi, Trashi, Batha, Daja, Mazrekaj, Nexhipi, Vila, Racic. Trajner: Shpëtim Duro
Tirana: Frashëri, Kërçiku, Muca, Kalari, Curri, Taku, Bulku, Karabeci, Ndikumana, Bakaj, Bushiç. Trajner: Gugash Magani
Gjyqtarë: Kridens Meta, Ermal Barushi, Ridigert Cokaj