Dëshira e madhe e Adele…


Që të dyja janë zonja me zëra të fuqishëm, me zëra që adhurohen nga miliona njerëz në botë. Por a është e mundur që britanikja Adele dhe amerikania Beyonce, të bëhen bashkë e t’i japin botës një këngë legjendash? Nëse pyetet Adele, kjo do të ishte gjëja më e bukur që do t’i ndodhte. Në një intervistë që ajo ka thënë për revistën amerikane Time, ku shpalosë të arriturat e saj të vitit 2015, Adele flet edhe për një duet me këngëtaren Beyonce. Një gjë që s’dihet për Adele, është se Beyonce është dashuria më e madhe për të pas të birit të saj. Ndërsa, sa u përket thashethemeve se Adeles i është ofruar një shans që të këndojë me Beyonce, dhe se Adele kishte refuzuar të bëjë një gjë të tillë, këngëtarja britanike i mohoi me buzë në gaz. Kushdo që e ka nisur një thashethem të tillë, duhet ta ketë bërë me shaka”, shprehet ajo, “për shkak se kushdo që më njeh mua, e di se prioritet i imi përveç djalit, është të këndoj edhe me Beyonce. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?