”Deskalim propogandistik”, Basir Çollaku reagon për paraqitjen e ministrave në Durrës
Fotot e publikuara gjatë vizitave zyrtare në zonat e prekura nga përmbytjet në Durrës kanë ngjallur diskutime dhe kritika në opinionin publik, për shkak të mënyrës se si janë paraqitur përfaqësuesit më të lartë të qeverisë dhe pushtetit vendor. Basir Çollaku ka publikuar foton ku shfaqet zyrtarët. ”Deskalim propogandistik. I patë fotot? Ministri i drejtësisë shkon te burgu i Durrësit me komplet antiujë. Ministri i Mbrojtjes, përgjegjës edhe për fatkeqësitë natyrore, shfaqet me çizme. Ndërsa kryebashkiakja e kryeqytetit bregdetar ku ka ndodhur vakia, me atlete”,-shkruan Çollaku.
KOHA JONË SONDAZH

