Detaje makabre/ Si u gjet e ‘mbytur’ në gjak 45-vjeçarja në Shkodër, burri vrasës pinte raki pranë kufomës
Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja monstruoze që ndodhi gjatë natës në Guci të Re në Shkodër. Burime nga policia lokale bënë me dije për ‘BalkanWeb’ se ata që kanë njoftuar për ngjarjen kanë qenë fqinjët e çiftit, pasi rreth orës 20:05 kanë dëgjuar të dhëna me armë zjarri. Fill pas kësaj ata kanë lajmëruar blutë. Të njëjtat burime sqarojnë për ‘BalkanWeb’ se kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe hynë në banesë, viktimën, Lumturien, e kishin gjetur të ulur në kolltuk, të mbuluar me gjak. Ndërkohë që i moshuari qëndronte përballë saj, ndërsa krejt i qetë binte raki.
Gazetari Senad Nikshiqi raportoi më herët për ‘BalkanWeb’ se rreth 17 vite më parë Beqir Xhilaj ishte akuzuar për vrasjen e gruas së tij të parë, por për mungesë provash ai ishte lënë i lirë. Ekspertiza mjekoligjore kishte arritur në përfundimin se gruaja e tij ishte vetëvrarë, ndërsa dëshmitë e familjarëve dhe banorëve të zonës pohonin krejt të kundërtën.
I njëjti skenar dyshohet se u përdor edhe këtë herë nga 74-vjeçari me gruan e tij të re, për të cilën njoftoi policinë e Shkodrës se ajo kishte vrarë veten. Por pas marrjes në pyetje, ai kishte pranuar krimin. Burime zyrtare bënë me dije se ndaj 45-vjeçares ishin qëlluar me çifte teke me 4 plumba, një prej të cilëve e kapi në qafë dhe të tjerët në trup. Banorët e fshatit Guci e Re në dëshminë e tyre pohuan se Lumturia ishte gruaja e katërt e Beqirit, i cili tashmë do të përballet me akuzën ‘Vrasje’.