Protesta me një skenar të ri
Sonte nuk ka as podium dhe as fjalime, natyrisht. Ka një skenar të ri, të cilin vetëm Berisha dhe shumë pak veta e dijnë. Natyrisht që dhe Flamur Noka e di mjaft mirë se ai mbetet organizatori de facto i turmave.
Paradite qarkulluan fjalë se një grup deputetësh kanë vendosur të futen në parlament për të qëndruar aty në bllokimin e seancave parlamentare. Ndërkohë që ka shumë presion mbi Berishën nga demokratët e thjeshtë se duhet të qëndrojnë në shesh.
Mbetet të shikohet se cilët deputetë të PD vijnë me kollare dhe sa të veshur me “rroba lufte”. Këta të fundit mund të jenë për në sallen e Kuvendit.
KOHA JONË SONDAZH

