Dhimbja e kokës bën që njerëzit të godasin veten e tyre
Dhimbja e kokës ‘Cluster’ shkakton aq torturë sa njerëz ndërmarrin veprime të pazakonta për të shpëtuar.
“Është një nga eksperiencat më të dhimbshme që një njeri mund të përjetojë,” – thotë Scott Bruce për BBC.
“Ndihesh sikur dikush po tërheq pjesën e brendshme të fytyrës dhe po e largon aq shumë sa mundët,” – tregon Rachael Starbuck.
Dhimbja nga ‘Cluster’ mund të jetë e padurueshme. Shumë njerëz publikojnë video online për të treguar se si ndihet ata gjatë një krize të tillë duke treguar se do të bënin cdo gjë që të ndalonte.
Ka të tjerë që përdorin metoda shkatërruese për veten e tyre, pasi një djalë tha: “Unë e qëllova veten time në të gjitha mënyrat e mundshme. Unë do të gjej dicka shumë të fortë që të godas kokën time.”
Disa injeksione me steroide bëjnë që dhimbja të kalojë vetëm për disa javë. Mjekët kanë thënë se dhimbjet e shkaktuara vijnë nga shkaqe të paqarta dhe po bëhen studime për të gjetur zgjidhje.
/oranews