Dhjetori i festave, Rama poston video nga atmosfera elektrizuese në Fier

Atmosfera e festave të fundvitit ka mbërritur edhe në qytetin e Fierit, ku janë ndezur dritat festive që do të shoqërojnë gjithë muajin dhjetor. Kryeministri Edi Rama ka postuar video të momentit të ndezjes së dritave, në një atmosferë elektrizuese e me muzikë, ku morën pjesë fëmijë dhe të rritur. Në qendër të festimeve ishin fëmijët, të cilët përmes buzëqeshjeve dhe entuziazmit të tyre i dhanë qytetit një atmosferë magjike. Dritat shumëngjyrëshe të pemës së Krishtlindjeve u ndezën nën një numërim të përbashkët, moment që shënoi fillimin zyrtar të festimeve në Fier. Aktivitetet e dhjetorit pritet të kulmojnë në natën e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?