“Dhjetorizmi” si viagra
Nga Mero Baze /
Rëndësia e Dhjetorit 90 për Shqipërinë dhe rëndësia e tij, për Partinë Demokratike, janë dy gjëa të ndryshme. Dhjetori i 1990, është një gjymtyrë themelore e historisë së Shqipërisë, pasi ndan dy sisteme. Ai i hapi rrugë shpalljes së pluralizmit dhe përpjekjes së shqiptarëve për të ndërtuar një shtet të lirë demokratik dhe pro perëndimor.
Por nga ana tjetër, Dhjetori, është edhe festa e themelimit të Partisë Demokratike, e cila ka një histori ta pangjashme me asnjë simotër të saj, përsa i përket deformimit dhe keqpërdrimit të arsyeve për të cilat u themelua.
Është kjo arsyeja, që më shumë se cdo parti tjetër, Partia Demokratike ka një ngazëllim gati eksitues në çdo dhjetor, pasi ditëlindja e saj, është e vetmja ditë kur ajo ka qenë e mirë. Gjithë historia e mëpasme e PD, që nga manovrat e Berishës për të marrë kreun e saj e deri më sot, janë historia më antidemokratike e këtij vendi, e cila komplekson çdo demokrat dhe i bën ta mbajnë kokën nga dhjetiori i 90, si veteranët e mbetur nga 29 Nëntori i 1944. Ashtu sikundër veteranët që luftuan me sinqeritet për të çliruar Shqipërinë, u bën pjesë e një historie të dhimbshme të Shqipërisë, duke degjeneruar në kuftë klasash dhe diktaturë dhe duke pushkatuar shumicën e shokëve të tyre, ashtu dhe demokratët e Partisë Demokratike, e kanë dhjetorin e 1990 si të vetmin ishull ku mund të gëzojnë si të tillë, pasi periudhën e mëpasme e kanë të mbushur me zhgënjimet më të forta që mund tëtë jap iluzioni i demokracisë në një.
Në vitin e parë të saj, Partia Demokratike filloi përjashtimet e themeluesve të saj, për ti hapur rrugë pushtetit absolut të Berishës. Në vitin e dytë pasi mori pushtetin, brenda tre mujash, përjashtoi rreth 30 për qind të kryesisë së saj me në krye Gramoz Pashkon.
Në vitin 1994, nxorri jahstë saj kryetarin e PD së Tiranës Kalakulën dhe Baletën, në vitin 1995 përjashtoi, duke mos e lejuar as të hyj në mbledhje, kryetarin e saj Eduard Selamin, në vitin 1996-1997 përjashtoi rreth 10 ish ministra dhe zyrtarë saj duke filluar nga Shehi , Sereqi, Kopliku, Brojka, Ruli, etj.
Nga një parti që solli pluralizmin në Shqipëri, ajo ishte Partia që solli në vitin 1997 rënien e shtetit dhe forcat shumkombëshe për të ruajtur stabilitetin e vendit. Opozita e saj pas vitit 1997, e thelloi më tej frymën e deformimit demokratik që kish marrë.
Më 1998 nxori në pritë Azem Hajdarin dhe tentoi të keqpërdor për rikthim me dhunë në pushtet arkivolin e tij. Më 1999 përjashtoi Pollon, Xhaferin Ndokën etj,, derisa Berisha u bë i panevojshëm për tu konkuruar.
Kur Berisha u sigurua se nuk e konkuronte më njeri, ai filloi të sillej si zot i luftës dhe paqes, duke filluar të bëj marrëveshje me Fatos Nanon dhe duke tentuar të trukoj imazhine tij para zgjedhjeve të vitit 2005.
Mandati i dytë i pushtetit të PD, është nga ana tjetër një përsëritje e dhunëshme e uzurpimit të pushtetit të PD, tani jo vetëm nga Berisha, por nga gjithë familja e tij. Pushteti i PD u shndërrua në në pushtet të djalit, vajzës, gruas dhe njerëzve të afërt të tij, që u kthyen në qendrat më të rëndësishme të pushtetit dhe që përfunduan me tragjedi të tilla, si ajo e Gërdecit dhe me maskara, si ajo e 21 Janarit, për të ruajtur me cdo cmim pushtetin.
Tashmë që historia i ka nxjerr sërisht në opozitë, demokratët e PD së mbetur kujtohen për Dhjetorin, jo nga dashuria për vlerat e tij, por nga instikti i tyre, se ajo është dita kur ata ndjehen të pafajshëm, për atë cfarë kanë bërë pas asaj dite. “Dhjetorizimi” është një sëmundje nga e cila vuajnë ata që e kanë tradhëtuar. Në këtë pikë 11 Dhjetori, është një lloj viagre, që ata shpresojnë se do të rikthej rininë e Berishës dhe atyre rrotull, për tu ndjerë dhe një herë të fort. Është thjeshtë një iluzion, me të cilin ata duhet ti mbushin mendjen vetes, se ka një ditë që kanë qenë të mirë.
TEMA