Dhoma e Veshjeve dhe Këpucëve: Ligji i TVSH-së, ja të mirat dhe të këqijat

Ky ligj, sikurse dihet, synon harmonizimin dhe përputhshmërinë e tij me dispozitat e Direktivës së Këshillit 2006/112 datë 28.11.2006, "Për Sistemin e përbashkët të TVSH-së", të konsoliduar. Ligji i ri për TVSH ka një ndryshim shumë të rëndësishëm për sektorin e rregjimit të përpunimit aktiv (fason). Ky ndryshim ka të bëjë me marrëdhëniet me nënkontraktorët. Ai konsiston në heqjen e statusit si "i përjashtuar nga TVSH" për nënkontraktorët, të cilët me këtë status nuk e faturonin TVSH për shërbimin dhe gjithashtu nuk rimbursonin TVSH për blerjet. Mosrimbursimi i TVSH për blerjet nga nënkontraktorët ishte një padrejtësi dhe anormalitet i ligjit, gjë për të cilën DHKPV ka ngritur zërin shumë herë dhe nuk është dëgjuar nga njeri. “Vendosja e statusit të mësipërm ka qënë rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të përfaqësuesve të sektorit, si një domosdoshmëri për të lehtësuar marrëdhëniet me nënkontraktorët, duke rritur bashkëpunimin brenda sektorit fason.

Ky ndryshim nuk është gjë tjetër, por rikthim në ligjin e mëparshëm. Ana pozitive është se do të kryhet rimbursimi i TVSH-së në blerje nga nënkontraktorët. Ana negative është që do të vendoset TVSH në faturimet që nënkontraktorët do të bëjnë për punën e kryer. Kjo do të asfiksojë sektorin, sepse kërkon bllokimin e një sasie të madhe likuiditeti nga ana e kontraktorëve kryesorë. Për pasojë do të çojë në ndërprerjen e marrëdhënieve me nënkontraktorët brenda sektorit fason. Pasojat për rrjedhim janë: mbyllje të plota ose të pjesshme të ndërmarrjeve nënkontraktore, pra falimentim biznesesh dhe rritje të papunesise; më pak kontrata në sasi të sektorit fason si rezultat i mungesës së bashkëpunimit brenda sektorit, pra më pak eksporte; ulje të konkurueshmërisë në tregun ndërkombëtar, si rezultat i mungesës së fleksibilitetit brenda sektorit”, citon

Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve.

 

SHKARKO APP