Dhuna ndaj protestuesve, deputetja Xhixho: Sjellje jo profesionale nga policia
Zv/presidentja e Partisë së Lirisë, deputetja Erisa Xhixho e ka cilësuar sjellje jo profesionale, dhunën e ushtruar nga policia mbi protestuesit, drejt të cilëve u hodhën ujë me presion, gaz lotsjellës dhe më pas pati dhe goditje me shkopinj gome, sic ishte rasti i deputetit Bledion Nallbati. Xhixho tha se këto ekstremitete tregojnë panikun e qeverisë nga humbja e pushtetit.
”Absolutisht sjellja jo profesionale e policisë e cila i ka rrahur, dhunuar ku sic shihet nga pamjet, edhe kur ska patur problematikë para kuvendit është hedhur ujë e gaz lotsjellës për ti dëmtuar ata. Apo rasti i kolegut tonë Bledion Nallbati, të cilin e dhunuan në mënyrë barbare në rrugë pa shkak. Në rajone ka të shoqëruar dhe të mitur, kjo tregon në cfarë regjimi jetojmë ne. Frika nga humbja e pushtetit të marrë padrejtësisht, çon në këto ekstremitete që duhen dënuar dhe duhen vënë para drejtësisë kushdo që ka shkelur ligjin.
S’mund ti vë të gjithë forcat e policisë bashkë, por kupola e saj drejtohet nga krimi i organizuar. Afera e AKSHI-t se si policia, shteti e krimi I organizuar bashkëpunojnë jo vetëm për të bërë afera korruptive, për të marrë peng biznesmenë dhe për tu tërhequr nga gara brenda sistemit, por vihet re qartë se kjo bandë që funksionon brenda sistemit cënon sigurinë kombëtare. Aferat me të cilat po përballet kjo qeveri që në cdo vend të botës do të dorëhiqej, do të ushtrojë këtë dhunë ndaj protestuesve për të frikësuar cdo zë opozitar”.
KOHA JONË SONDAZH

