Dhurata Ahmetaj ndahet nga nipi i Ramushaj Haradinaj

 

Ishte muaji tetor kur mediat online raportuan mbi një ndarje të mundshme mes këngëtares Dhurata Ahmetaj nga i dashuri i saj, apo siç e quanin mediat, nipi i Ramushit, Argjent Haradinaj. I menjëhershëm ka qenë reagimi i çiftit, të cilët më pas e mohuan ndarjen.
Por këtë herë duket se ata të dy e kanë seriozisht këtë krisje të romancës. Dhurata dhe Argjenti nuk janë më bashkë, shkruan Panorama + e për të konfirmuar këtë gjë, mjafton të klikohet te profilet e tyre në Facebook, ku shihet se ata të dy nuk janë më miq bashkë. Shkak i kësaj ndarjeje nuk mund të aludohet ndonjë gjë, por Dhurata duket se nuk e gjen rehatinë dhe suksesin të cilin ajo e dëshiron prej kohësh. Ishte pjesë e studios së Bleros, por nuk arriti të bëjë ndonjë boom të madh. U nda prej tyre dhe vazhdoi si këngëtare e lirë ku realizoi klipin “Bone pa mu”, që rezultoi i pëlqyer, por jo shumë i jashtëzakonshëm. Fansat e krahasuan me JLo dhe që prej atij projekti këngëtarja Ahmetaj nuk ka realizuar ndonjë gjë të re shkruan , ndoshta problemet momentale në jetën private po e pengojnë. 

SHKARKO APP