DI DOMENICO ARCHITECTS vjen në Tiranë: një kapitull i ri ndërkombëtar për studion italiane

Studioja Di Domenico Architects është dega ndërkombëtare e OSCAR DI DOMENICO PARTNERS & ARCHITECTS, një realitet i konsoliduar në Itali në botën e arkitekturës, që sot shikon me entuziazëm përtej kufijve kombëtarë. Një mundësi e re dhe premtuese po hapet në Tiranë, një qytet në zhvillim, ku arkitektura takohet me mundësitë dhe potencialin e rritjes.

Bisedojmë me Gaia Livia Coppacchioli, Administratore e Përgjithshme e Di Domenico Architects srl (Italia), e themeluar nga ODD & Partners Architects – Oscar Di Domenico, arkitekt.

D: Cilat janë projektet kryesore ku po përqendrohet aktualisht DI DOMENICO ARCHITECTS?

Swiss Digital Desktop Reklama

R: Për ne kjo është një sfidë emocionuese dhe një aventurë që duhet ndërtuar nga e para. Hapja e një zyre të re dhe udhëheqja e saj drejt suksesit është prioriteti ynë. Në Tiranë po vlerësojmë mundësitë për projekte të mëdha arkitekturore dhe marrëdhënie institucionale. Jemi duke hapur horizonte të reja dhe duke u përfshirë në mundësitë e biznesit që ky territor ofron.

Swiss Digital Mobile Reklama

D: Pse zgjodhët pikërisht Shqipërinë dhe në vecanti Tiranën?

R: Tirana është një qytet dinamik, në zgjerim të vazhdueshëm, me një hapje të madhe ndaj inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Për një studio si e jona, ajo përfaqëson një terren pjellor ku mund të eksperimentojmë dhe të sjellim vlerë.

D: Si planifikoni ta sillni përvojën tuaj në këtë kontekst të ri?

R: Studioja jonë është gati të fillojë këtë rrugëtim me gjithë eksperiencën dhe aftësitë që ekipi ynë ka fituar në Itali. Qëllimi ynë është të ndërthurim identitetin tonë krijues me aftësinë për të interpretuar nevojat dhe potencialin lokal.

D: Cili është elementi dallues që DI DOMENICO ARCHITECTS sjell jashtë vendit?

R: Shija italiane: vëmendje ndaj detajeve, kreativitet dhe kërkimi i ekuilibrit midis estetikës dhe funksionalitetit. Kjo na veçon dhe është ajo që duam të vëmë në shërbim të projekteve ndërkombëtare.

D: Si do t’i prezantoheni qytetit pas hapjes së zyrës ndërkombëtare në Tiranë? Cili do të jetë projekti i parë?

R: Besojmë se në një kontekst të zhvillimit të fuqishëm urban, të karakterizuar nga projekte inovative të udhëhequra nga studio ndërkombëtare, është e rëndësishme të përputhemi me vizionin e transformimit të kryeqytetit. Ndërhyrja jonë e parë në Tiranë do të fokusohet në ndërtesa me përdorim të përzier – rezidenciale dhe komerciale – duke integruar qëndrueshmërinë dhe dizajnin bashkëkohor.

D: A ka ndonjë detaj të veçantë që mund të ndani?

R: Po. Themeluesi, Arkitekti Oscar Di Domenico, tregoi se projekti ynë i parë në Tiranë lidhet me një takim special. Në zyrën tonë të sapohapur , hyri spontanisht një qytetar shqiptar, i cili jeton prej shumë vitesh në New York, i tërhequr nga tabela DI DOMENICO ARCHITECTS – Artisans Italian of Design. Me thjeshtësi, ai kërkoi këshilla për rinovimin e apartamentit të tij në qendër të Tiranës.

‘Ky do të jetë një homazh për klientin tonë të parë,’ – shpjegoi Di Domenico – ‘i cili vendosi të na besojë vetëm duke lexuar emrin tonë në tabelë. Një sinjal që na inkurajon dhe e bën këtë fillim edhe më kuptimplotë.’

D: Çfarë perspektivash shihni për bashkëpunimet në të ardhmen?

R: Jemi të hapur për bashkëpunim me këdo që dëshiron të nisë këtë aventurë me ne. Arkitekti themelues, Oscar Di Domenico, së bashku me të gjithë studion, janë të gatshëm të punojnë me profesionistë të rinj shqiptarë dhe të huaj që veprojnë në këtë treg. Kemi nisur takime njohëse me operatorë të sektorit dhe shpresojmë të ndërtojmë partneritete të forta dhe frymëzuese, sidomos me universitetet dhe industrinë e ndërtimit.

Për bashkëpunime ose aplikime, mund të dërgoni një email ose CV-në tuaj në :

📧 [email protected]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?