Diçka po ndodh te Tirana e Re. Veliaj na zbulon surprizën

Një tjetër zonë e qytetit është veshur me ngjyrat e pranverës. Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në një tjetër pallat ku nuk ishte vënë dorë prej shumë vitesh duke e nxjerrë nga rrënimi. Pas një ndërprerje katër vjeçare gjatë mandatit të mëparshëm, Bashkia e Tiranës po zbaton sërish projektin për rregullimin e fasadave të pallateve në kryeqytet dhe lyerjen e tyre, projekt ky i nisur që në kohën kur kryetar bashkia ishte Edi Rama në vitet 2003-2004.

“Diçka po ndodh te Tirana e Re. Një tjetër pallat i rrënuar po del në dritë, por kësaj here me shumë shije nga një super artist…sekret dhe për pak”, shkruan Veliaj.

Pallatet ngjyra-ngjyra bënë që mediat e huaja të kryenin një sërë reportazhesh për mënyrën se si po ndryshonte Tirana.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?