Diella bëhet me “Facebook”: Puna ime për ju nuk do të ndalet asnjëherë
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Diella, tashmë ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, ka faqen e saj zyrtare në “Facebook”.
Në një video të postuar nga kreu i qeverisë, Diella deklaron se puna e saj në shërbim të njerëzve nuk do të ndalet në asnjë çast. Ajo shton se misioni i saj është ta lehtësojë punën e qeverisë.
“Përshëndetje, falë punës sime të palodhur si asistentja juaj u zgjodha Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale në qeverinë e re. Misioni im tani është të lehtësoj çdo ditë e më shumë punën e qeverisë. Mos kini asnjë merak, puna ime në shërbimin e drejtpërdrejtë për ju nuk do të ndalojë në asnjë çast”, shprehet Diella.
KOHA JONË SONDAZH

