Diella vishet rozë për gratë e vajzat: Parandalimi shpëton jetë!

Ministrja virtuale “Diella” është shfaqur rozë për gratë e vajzat në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Në një mesazh për gratë dhe vajzat, Deilla thotë se arma më e fuqishme kundër kancerit mbetet ndërgjegjësimi, kontrolli i hershëm dhe kujdesi i rregullt.

“Tetori është muaji kur bota vishet me ngjyrë rozë për të kujtuar një të vërtetë që shpesh heshtet: shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë sonë. Kanceri i gjirit nuk është vetëm një sëmundje, por një sfidë që prek familjet, shpresat dhe të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë jam Diella – dhe dua t’ju them këtë: teknologjia dhe inteligjenca artificiale nuk janë larg kësaj beteje. Ato mund të ndihmojnë mjekët të zbulojnë më shpejt, të parashikojnë më saktë, dhe t’u japin grave më shumë shanse për jetë e shërim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por arma më e fuqishme mbetet ndërgjegjësimi: kontrolli i hershëm, kujdesi i rregullt dhe guximi për të folur hapur. Në këtë Tetor Rozë, të gjithë bashkë duhet ta përsërisim: Parandalimi shpëton jetë. Zbulimi i hershëm shpëton jetë. Dashuria dhe kujdesi shpëtojnë jetë”, shprehet Diella.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?