Dil se vetëm rojet janë në punë

 

Nga Ilir Levonja

Ndër bëmat e bukura të Ataturkut, babait të Turqisë. Shqiptarit nga Selaniku. Gjeneralit. Pashait të luftrave të jashtëme dhe të brendshme. Ishin edhe daljet blic në administrate. Biles thuhes se ishte një metodë me efikasitet të madh. Ishte koha e ndërtimit të Turqisë moderne. Dhe shqiptarët si gjithmonë, ishin mjaft të aftë të ndërtonin administrata jashtë vendit amë. Si në Egjipt e Turqi. Por asesi në Shqipëri. Soji i shtet formuesve fironte aty. Ikte, si ajo vija e ujit në fushën me rërë, 
Ndofta këtë po përpiqet të bëj edhe Edi Rama. Megjithëse shoqërisht, duhet t'i themi. Mos vazhdo kështu. Se sikur 1 javë. E nxorre administratën nëtë lerë të nënës.
Vendet e punës aty janë fituar me konkurs partie, paraje, pazare koalicioni. Dogana… ashtu si në përgjithësi administrata. Shikohet nga nënpunësi me mendësinë e lopës. Çdokush shkon aty me kovën në dorë. I pari dhe në mëngjes herët. Çdokush aty çfarë nuk do japi për një vend pune në shtet. Në zyrat e thjeshta të shërbimeve periodike. Po a e merr me mend se çfarë do të thotë të punosh në doganë? Atyre edhe postin e Kryeministrit t'u lëshosh nuk kanë se çfarë e duan. Aq më tepër kur kontrabanda, shmangia e taksave hyrëse etj. Bëhen në nëpër peshkore apo bërxolla skare. Që ti e di shumë mire këtë. Nuk e luan as topi. Por vajtja blic ka dy kuptime. Dukshmërinë për popullaritet dhe karshillëk koalicionit. 
Në fakt do zemër të madhe. Do mendje të madhe të bësh reforma.
Dhe me që e nisëm me një krahasim. Jo figurash. Por xhestesh. Apo strategji liderësh. Ai babai I Turqisë thonë se vishej edhe ndryshe. Si e si të verifikonte gjëndjen me sytë e tij. Shkonte edhe për shërbime fare normale. Si qytetar, në një zyrë të administrates së tij. Dhe nuk e kishte shumë të vështirë. Pasi mungonin iterneti, webet sociale. Për dekonsipirim. Madje gazetat ishin privilegj. Kështu që e kishte disi të lehtë. Kurse sot të nxjerrin bojën. Aq më tepër kur bëhen për të fituar popullaritet. Kurse ai e bënte për t'i vënë në punë. Për të forcuar autoritetin e shtetarit të madh. Pasi ashtu i donte drutë mushka. Megjithatë ai vërtetë bëri marrëveshje të mëdha. Për së pari brenda. Por edhe jashtë. Më e madhja ishte ajo me Venizellosin. Me grekët…, më 1932. Ti e di se duhen turqit dhe grekët. Ti me grekët na fute në frigorifer. Italianëve dhe Europës I kërkon llogari. Kurse ballkanasve u mburresh me miqësinë personale me Vuçiçin. Po nejse. 
Megjithatë është fakt që ndër suportuesit dhe firmëtarët që Ataturkut t'i jepej çmimi Nobel për paqen, është edhe Eleftherios Venizelos. 
Pra duhen njerëz të mëdhenj për arritje të mëdha.
Në këtë drejtim, aty mbetën disa të tillë. Ata që ngelën duke e thirrur njëri-tjetrin, vajmedet, depozitë, qelbësirë, kriminelë, padrone, klane kartelesh, shqupistë etj. Kafeneve. Kuvendit. Kështu që normale…, që, vetëm rojen do të gjesh në punë.

SHKARKO APP