FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryebashkiaku Tonin Marinaj priti Trupi Diplomatik, diplomacinë që zbulon Alpet në këtë vizitë turistike dhe kulturore në Malësinë e Madhe

Albert Vataj

Pas ndalesës në Shkodër dhe takimit me kryebashkiakun Benet Beci, Trupi Diplomatik i akredituar në Shqipëri ka vijuar udhëtimin drejt veriut. Në kuadër të një takimi joformal të organizuar në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, diplomatët zhvilluan një vizitë të veçantë në Bashkinë e Malësisë së Madhe, ku u pritën nga kryetari Tonin Marinaj.

Larg agjendave të ngjeshura zyrtare dhe protokolleve të përditshme, ambasadorët zgjodhën pikërisht këtë fundjavë për t’u zhytur në peizazhet mahnitëse dhe ajrin e pastër të Alpeve Shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga Leqet e Hotit në zemër të Kelmendit
Udhëtimi nisi me një ndalesë mbresëlënëse në Leqet e Hotit, një prej pikave më panoramike dhe ikonike të veriut shqiptar. Trupi Diplomatik u mirëprit nga kryebashkiaku Marinaj.
Më pas, turi vijoi drejt Tamarës, e konsideruar si zemra turistike e Kelmendit. Aty, mikpritja tradicionale malësore u gërshetua me një atmosferë festive të ndezur nga muzika, vallet popullore dhe prezantimi i produkteve tipike të zonës. Trupi diplomatik pati mundësinë të vizitonte edhe një panair me punime artizanale dhe ushqime bio, ku Ambasadori i Italisë, Marco Alberti, nuk ngurroi të blinte disa nga produktet vendase.
“Është hera ime e parë këtu, por sigurisht jo e fundit. Do të dëshironha shumë të rikthehesha, mbase edhe për një udhëtim me biçikletë për të zbuluar këto vende fantastike. Ajo që të bën më shumë përshtypje është mikpritja e ngrohtë; një komunitet që na priti me krahë hapur. Jemi shumë të lumtur,” u shpreh i entuziazmuar Ambasadori italian, Marco Alberti.

Promovimi i potencialeve turistike përmes diplomacisë
Prania e zyrtarëve të lartë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme i dha këtij aktiviteti një rëndësi të veçantë strategjike për turizmin. Zëvendësministrja Megi Fino theksoi se iniciativa të tilla synojnë që potenciali i madh natyror dhe kulturor i Shqipërisë të promovohet drejtpërdrejt përmes vetë përfaqësuesve të huaj.
“Mendoj se ky është një rast i shkëlqyer që ambasadorët ta shohin nga afër dhe ta prekin vetë këtë kulturë dhe traditë unike që ne kemi këtu,” nënvizoi zëvendësministrja Fino.
Nga ana e tij, mikpritësi i këtij turi, kryebashkiaku Tonin Marinaj, shprehu mirënjohjen e tij për vëmendjen e treguar ndaj trevës që ai drejton, duke vlerësuar kontributin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Ferit Hoxha, si dhe të zv.ministres Fino.
“Kënaqësi e veçantë të mirëprisja Trupin Diplomatik. Duke u uruar mirëseardhjen, u kujtova shprehjen tonë tradicionale: ‘Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut’. I ftoj të rikthehen sërish, tashmë jo thjesht si miq, por si pjesë e shtëpisë sonë malësore. Trupi Diplomatik pati mundësinë të njohë e të vlerësojë bukuritë tona, por mbi të gjitha vlerat njerëzore që na karakterizojnë: bujarinë dhe traditën,” deklaroi Marinaj.

Drejt Lëpushës dhe Razmës
Në fund të aktivitetit, Bashkia e Malësisë së Madhe përcolli një falënderim të veçantë edhe për shkollat e zonës, drejtuesit, mësuesit dhe nxënësit, të cilët përmes një programi artistik dinjitoz dritësuan vlerat më të mira të folklorit malësor.
Pas Tamarës, udhëtimi i ambasadorëve ka vijuar drejt Lëpushës dhe Razmës, dy prej destinacioneve më të frekuentuara dhe perlave të turizmit malor në Shqipërinë e Veriut, duke përmbyllur kështu një fundjavë ku diplomacia dhe natyra u bënë bashkë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 12961 (68.3%)
Jo 4703 (24.8%)
Nuk e di 1311 (6.9%)

Vota totale: 18975