Diplomohen 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura, Rama: Kemi ushtarakët më të mirëpaguar në rajon

Këtë mbrëmje u mbajt cermonia e diplomimit të 67 oficerëve të rinj të Kursit të Përgatitjes së Oficerit në Akademinë e Forcave të Armatosura. Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij tha se dikur ushtarakët ishin më të keqpaguarit në rajon, por tani situata ka ndryshuar. Kreu i qeverisë theksoi se deri në 2030, paga e tyre të arrijë sa mestarja e trupave të NATO-s.

“Nuk e ekzagjeroj kur them se sot është një ditë krenarie për FA për trupën pedagogjike, Shtabin e përgjithshëm. Është krenari sepse dihet në çfarë situate ka nisur ringritja e FA-së. Kjo fushë që na mirëpret ka qenë një fushë dheu e papërdorshme. Sot FA janë të mbështetura të motivuara, jo vetëm me fjalë. Kur kjo ishte një pasqyrë dheu FA mbahej vetëm nga pasioni, puna.

Dikur ata ishin më të keqpaguarit në rajon dhe kishin një buxhet qesharak. Sot i kemi më të mirëpaguarit në rajon. Nuk do të ndalemi derisa paga e tyre në 2030-ën të jetë sa mesatrja e trupave të NATO-s. Ushtarakët kanë qenë shumë të nënvlerësuar për shumë kohë dhe dukej sikur ushtria nuk ishte e nevojshme se do na mbronin të tjerët, megjithatë ata vazhdonin të shërbenin”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?