Disa mënyra për të zbuluar se çfarë tip udhëtari jeni

Ka nga ata që dëshirojnë të udhëtojnë vetëm, por edhe nga ata që dëshirojnë të udhëtojnë në shoqërinë e miqve. Pastaj, ka edhe të tjerë që dëshirojnë të provojnë gjithmonë emocione të reja dhe nga ata që dëshirojnë të jenë të qetë. Megjithatë, të gjithë dëshirojnë të njëjtën gjë: një udhëtim të paharrueshëm.  Nga konformisti, te udhëtari i vërtetë, zbuloni çfarë tip udhëtari jeni.

Komformisti

Tipi më i zakonshëm dhe më i mërzitshëm i udhëtarit. Konformistët udhëtojnë jo për të kënaqur veten, por për t’i pëlqyer dhe për t’ju dukur interesant shoqërisë – ndoshta kënaqësia e tyre është pëlqimi ose pranimi i të tjerëve. Destinacionet që zgjidhin kanë mungesë të lartë fanztazie dhe fotot e tyre janë kopje të shëmtuara të atyre që qarkullojnë në rrjetet sociale. Çështja nuk është se ku keni qënë, por çfarë mendojnë të tjerët për këtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

I kulturuari

Swiss Digital Mobile Reklama

Të admirueshëm nëse do të ishin më pak entuziast. Zgjohen herët, rrinë deri vonë, të lumtur marrin çdo gjë që një vend i ri ofron. Të qendrueshëm, të arsyeshëm. Ka gjasa të bëjnë shumë kërkime përpara se të nisen drejt një destinacioni të ri, që të marrin disa libra me vete dhe të kthehen me akoma më shumë.

Udhëtari i rasteve

Udhëtojnë gjithmonë për një arsye; për një event, muaj mjalti, ndeshje futbolli, biznes por asnjëherë për kënaqësinë e tyre. Udhëtimet për këtë tip udhëtarësh janë detyrime të mërzitshme.

Hutaqët

Tipi më i dëshpëruar i udhëtarit. Të pavëmendshëm dhe të hutuar, nuk shfaqin asnjë lloj interesi për vendin ku janë. Nuk ju intereson as arkitektura, as kultura, as ushqimi dhe as historia e një vendi. Një Zot e di pse udhëtojnë këta tipa.

Kuriozët e vërtetë

Janë gjithë sy e vesh. Kurioz për çdo gjë që shohin dhe të vëmendshëm ndaj çdo detaji. Të rrallë, të çmuar, të bukur. Këta janë udhëtarë të mirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?