Disa nga faktorët kryesorë ndikues në brishtësinë ballkanike

 

 

 

Ndër shekuj tek popujt e Ballkanit janë konstatuar ngjarje të rënda, kontradikta, mosmarrëveshje dhe armiqësira, të cilat duke përfituar dhe nga miopia e Fuqive të Mëdha, ose nga nënvlerësimet, apo dhe nga interesa të veçanta politike, strategjike dhe fetare, kanë shërbyer në kohë të ndryshme si nxitëse konfliktesh ndërmjet popujve të këtij gadishulli, duke çuar në ashpërsi konfliktesh të armatosura si brenda për brenda          

popujve ballkanikë, por dhe më gjërë, me shtrirje të konflikteve nga rajonale në konflikte botërore.

Diplomacia, pjesë e së cilës është dhe Politika, si nji instrument që krahas të tjerave merret edhe me rregullimin e marredhënive ndërshtetërore, ndjek me kujdes të vazhdueshëm dhe me shqetësim të madh çdo shfaqje të lëvizjeve ekstremiste dhe pa dyshim çdoincident të dhunshëm kudo ku ndodh. Incidentet e kohëve të fundit ndërmjet disa shteteve të Ballkanit, në se nuk analizohen me paanësi dhe objektivitet, rrezikojnë të sjellin pasoja të rrezikshme dhe të paparashikushme sidomos në rajonin me popuj shumë etnikë, shumë kulturash dhe me besime fetare të ndryshme, pa lënë mënjanë nacionalizmat e theksuara (nga ndonjiherë edhe artificiale).Nuk është rastësi, por vazhdimësi e pa ndalur kur, në të gjitha rastet e përpjekjeve për të mbrojtur sovranitetin, identitetin, padrejtësitë ndaj shtetit Shqiptar, që në forma të kamufluara, por dhe të drejtëpërejta, janë bashkuar zërat e kundërta, si një orkestër me dirigjenta mjeshtërat e shndërrimeve të gënjeshtrave, në të vërteta dhe transferimin e veprimeve të tyre armiqësore, si produkt shqiptarë. Vazhdimësia shekullore e spostimit të ngjarjeve të dhunshme, konflikteve deri edhe të armatosura, shoqërohen me akuza të menjihershme dhe të bashkërenduara më së miri nga shkakëtarët e vërtetë të krijimit të situatave, me deklarimet se incidentet shkaktohen nga shqiptarët dhe fajësohet shteti Shqiptar.

          Si gjithnjë edhe kohët e fundit, po ndodh që në kor të përbashkët disa shtete ballkanike fajësojnë Shqipërinë dhe shqiptarët si irredentistë, konfliktualë, nacionalistë tëtheksuar, bile tëshoqëruar edhe nga ndonji zë i veçantë i brendshëm (i pa kuptueshëm, ndofta ngatërron inatet e politike me sovranitetin e vendit), i cili hedh edhe idera për “narcisëm” (ku atij shqiptarët i duken të pa ndryshueshëm). Edhe sikur të pranohet pandryshueshmëria jonë, janë mendimet dhe veprimet e joshqiptarëve që rrëzojnë këto akuza ndaj nesh. Për të kuptuar diferencat e theksuara më sipër, i drejtohemi veprimeve dhe mendimeve të freskëta që qarkullojnë në mjedisin ballkanik me shtrirje valësh (jehonën) edhe përtej kufijve ballkanikë.

• Aktualisht tone kërcënuese ndaj shqiptarëve dëgjohen nga ana e Mitropolitit të Konicës Andreas, i cili pa merakun se ndokush do ta quajë naicizt apo nacionalist ekstremist (kërkon zgjerim kufijsh në dëm të shtetit fqinj). Ai me zellin e madh armiqësor etnik dhe fetar ndaj nesh, me datën 17 maj 2015 në fjalimin e mbajtur, kryefjalë kishte “Vorio Epiri”, kërcënonte haptazi shtetin Shqiptar, duke u shprehur: “Ne do ta çlirojmë, do të rikthemi dhe toka do të dridhet ”(bëhet fjalë për Epirin e Veriut), duke vazhduar më tej:”Zgjohuni! Atdheu dhe Vorio-Epiri rrezikojnë në maksimum. Mos qëndroni indiferent se do ta paguajmë shumë shtrenjtë me katasfrofë kombëtare”. Edhekomunikata për shtyp, e cila fillimisht është botuar në faqen zyrtare të SFEVA, citon:“Çdo kufi guximi është tejkaluar nga pala shqiptare ndaj Greqisë që pas çështjes me shelfin kontinental. Po! Për shkak se ajo kurrë nuk ka braktisur planet e saj për të krijuar “Shqipërinë e Madhe”. Ata harrojnë se kufijtë e tanishme, në jug të paktën, janë nga vjedhja e territoreve greke e Epirit të Veriut me ndihmën kryesisht të Italisë në 1914. Kjo sjellje është paturpësi pasi në sajë të Greqisë, Shqipëria mundi pas rënies së regjimit ateist komunist që të qëndrojë në këmbë ekonomikisht. Mosmirënjohja është e njëjtë mes njerëzve të vegjël dhe shteteve mashtruese”. Mesazhi është shpërndarë përmes nje qarkoreje të lëshuar nga Mitopoliti grek Andreas, i cili është një nga krerët e Kishës zyrtare të Greqisë, Mitropoliti i Drinopoleos, Pogonit e Konicës, sipas titullit të tij zyrtar.   

         Provokime të rëndë të herëpashershme në shkelje të sovranitetit shqiptar, kanë ndodhur dhe ndodhin dhe përsëri përgjegjësia mbetet tek shteti Shqiptar, siç mund të kujtojmë zgjedhjen për kandidat kryetar bashkie në Himarë të Fredi Bejlerit (pjesëmarrës në icidentin e Peshkëpisë), apo thirrjet e Kristo Barkës nga Preveza në favor të Fredit, duke kujtuar “Vorio Epirin”, pa u ndjerë në ndonji siklet se ndërhynte në punët e brendshme të nji shteti tjetë, etj. Presidenti Serb Nikoliç, vazhdon tu bëjë jehonë vetsajimeve se shqiptarët kërkojnë ”Shqipërinë e Madhe”. Nuk mbetet prapa kërcënimeve të hapta me përmbajtje të theksuara  tepër raciste, kërcënime me vdekje dhe çfarosje të shqiptarëve, apo me cilësime se shqiptarët janë indianë dhe të egër, etj. të cilat dëgjohen nga Minsiria e Brendshme e Maqedonisë. Ajo e ndjen veten fare mirë edhe mbi racat e tjera, duke e shtrirë racizmin jashtë Ballkanit dhe Europës, me ndalesë deri në fiset indiane. (Disa nuk e dallojnë dot “narcizmin” tek të tjerët, por e kanë më të lehtë t’ja etiketojnë bashkëkombasve!).

         Gordana Jankulloska shprehet: “Nuk ka bashkëjetesë me ata. Duhet që ti pastrojmë njëherë e përgjithmonë”, tha ajo ndërmjet të tjerave, transmeton zhurnal.mk. “Nëse duhet të tregojmë se kush është më i fortë, për një orë mund t’i vrasim shiptarishtat”, dëgjohet zëri i saj, duke folur me Protuger. “Po merrem me këta “shiptarishtat”. Shiptarishtat po më nervozojnë shumë. Si munden të jenë aq budallenj”, thotë Jankullovska, teksa bisedon me bashkëshortin e saj Vllatko Ilievski. Duke dëgjuar këto kërcënime çfarosëse të Ministres Maqedonase më erdhi ndër mend, se edhe në në gjysmën e dytëtë shekullit XIV-të,ThomasPreljuboviç, despot serb i Epirit, në zonën e Janinës, ka vrarë dhe ka përndjekur shqiptarët, deri sanga dëshira e madhe për të çfarosur shqiptarët, njihej me nofkën “shqiptarovrasës”.

Ka dhe shkrues artikujsh (bujtës të hershëm në truallin shqiptar), që në trajtimin e problemeve dypalëshe (të cilat në të shumtën e rasteve janë krijesa imagjinare të porositura), fajësojnë shtetin shqiptar, si ngatrrestar ndaj fqinjëve, që, sipas tij, nëvazhdimsi paska krijuar dhe krijon incidente, kur dihen mirë qëndrimet historike të palës tjetër, të cilën shkruesi na e servir si: “……fqinjin me garanci dhe standarte Europiane”. (Sa bukur! Sa gjetje e saktë dhe lejmonare! Por ç’farë vërtetohet nga historia?!).

Citojmë dy paragrafë nga shkrimi, për të kuptuar mjeshtërinë e përdorur nga shkruesi, në plotësim të porosive të strukturave të ndërrtuara me kujdes nga fqinjët edhe me anën e shtetasve shqiptarë, për të krijuar atmosfera rënduese, të pavërteta kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Pra Shqipëria, me të gjithë fqinjët kufitarë tokësorë ka për momentin marrëdhënie aspak të mira që të kujtojnë politikën e rrethimit të Enver Hoxhës në vitet 70-80’.

          Në këtë tablo, duket qartë se Greqia, duke mos patur asnjë problem të nxehtë ndërshtetëror me Shqipërinë, duke konfiguruar politikën e saj rajonale në receta strikte të politikës së BE-së dhe NATOS, bashkë me asetin e disa qindra mijëve emigrantëve shqiptarë atje,përbën realisht fqinjin me garanci dhe standarte Evropiane”.(Marrë nga Gazeta “Tema”,22 Maj, 2015).-

Nuk do vazhdohet me trajtimin e shembujve të tjerë dhe të shumtë, sepse do të ndalemi tek analizat që koha ka vite që kërkon të realizohen, për tu situr të gjitha veprimet dhe mosveprimet e shteteve të Ballkanit, si brenda territoreve të tyre dhe në marrrdhëniet me shtetet fiqinje, për nji bashkëjetesë paqësore, pavarësisht nga etnitë dhe besimet e ndryshme.

Për të zgjidhur problemet e vjetra dhe të reja ndëretnike dhe fetare të shteteve të Ballkanit, nën optikën e re të politikave që ndjek Bashkimi Europian për bashkjetesë etnike dhe fetare, krahas mënyrave të shumta, mendoj se duhen mbajtur mire në konsiderate edhe disa komplekse të veçanta dhe permanente në “folenë e grenxave ballkanike”, të cilat shtrohen në formë pyetjesh për zgjidhje.

Para se të kalohet tek shtrimi i disa pyetjeve qëdëshiroj ti shërbejnëanalizave euroatlantike për Ballkanin, do të ndalem tek thëniet se shqiptarët, megjithëse janë nji popull i vogël (realisht për nga numuri i popullsisë, ne renditemi të gjashtët mes 11 shteteve të Ballkanit; ndërsa nga numuri i shqiptarëve, banues në shtetet fqinje dhe në vendbanimet autoktone, renditemi të dytët mbas Rumanisë), janë tepër gjaknxehtë, ekstremistë, bile këto ditë na u zbulua edhe nji ves tjetër që nuk e dinim, ai i “narcizmit”. Për të kuptuar se ku të shpie narcismi (zbulim i brendshëm shqiptar?!) na e spjegon vetë çpikësi: “Të gjithë mund të rriten, të zbuten, të dobësohen, të pasurohen dhe të europianizohen për shkak të ndryshimit. Vetëm narcisti nuk do ndryshojë, sepse ai ka vetëm një përmasë. Përmasën e mosndryshimit”. Vërtet e habitshme jo nga fjalët e zgjedhura, por nga nihilizni i sëvërtetave!.

Sipas këtij konteksti, duke i parë ngjarjet dhe problemet historike, të vazhdueshme, të përsëritura të ndodhura në Ballkan dhe sidomos ndaj etnisë shqiptare nga shtetet fqinje dhe më gjërë, personalisht kam mendim ndryshe nga ata që na etikojnë luftënxitës, gjaknxehtë, ekstremistë, dhe shumë e shumë epitete të tjera, deri edhe epiteti “narcist”. Nuk jam i atyre mendimeve, sepse nisur nga ngjarjet historike, këto epitete më shumë janë bumerang i atyre që i adresojnë ndaj nesh. Prandaj dëshiroj që të analizohet ecuria shekullore e shteteve të Ballkanit, lidhur me qëndrimet ndaj etnive, racave, besimeve fetare, rrëmbimet e trojeve të të tjerëve, etj.

Analiza është evidente dhe e domosdoshme, duhet të organinizohet sa më shpejt pasi ngjarjet, faktet janë historikisht të njohura dhe të prekshme, ato njihen edhe nga nxënësit e shkollave 8 apo 9-vjeçare të rajonit tonë e më gjërë.

I.- Ballkani është vetëm nji gadishull, në mes të këtij planetit, me nji sipërfaqe prej 765.310 km² dhe me nji popullsi rreth 64.100.000 banorë, i cili ka krijuar dramat e mëdha në kontinentin europian. Ndërsa Europa ka nji sipërfaqe prej 10.180.000 km/² dhe nji popullsi pej 740.000.000 banorë. Sipas këtyre shifrave gadishulli përbën 8,7% të popullsisë dhe 7,5% të sipërfaqes së Europës.

         Njohja me sipërfaqen dhe popullsinë, dijet mbi ngjarjet e rënda të ndodhura dhe shtrirjen e tyre në 100 përqind të sipërfaqes dhe të popullsisë së Europës nga nji pakicë ndaj madhësisë, por ndikim dominues ndaj shumicës për nga rreziqet që i ka sjellë kontinentit, vetvetiu lindin disa pyetje:

         • Nëse janë kryer analiza fetare, politike, ekonomike, sociale, demografike, kulturore, klimaterike dhe ushtarake, për të nxjerrë shkaqet e vërteta nga ku  Gadishulli i Ballkanit është quajtur “Fuçi baruti”?.      

• Nëse është ndërmarrë ndonji studim lidhur me autoktoninëe popullsisë së Gadishullit të Ballkanit dhe shtrirja rezidenciale e saj sipas hapësirave etnike?.

        • Nëse është studjuar ndonjiherë ndikimi i influencave fetare, si brenda për brenda popujve të Ballkanit dhe atyre europianë ?.

         • Në favor të kujt populli kanë ndikuar politikat fetare të Europës dhe cilat kritere kanë qenë dhe përdoren në përcaktimin e formimit të kombit?.

        • Nëse janë studjuar ndonjiherë nga politikbërësit europianë, anët pozitive dhe ato negative të dy kritereve që kanë ekzistuar dhe ekzistojnë në përcaktimin e kombeve tek popujt e Ballkanit?. Kjo në vartësi të shfrytëzimit të tyre nga shtetet  dhe institucioneve fetare!.

• Si duhen drejtuar shkencërisht dhe objektivisht, që asnjëri dhe as tjetri kriter të mos ndikojë, ideologjikisht, ushtarakisht, politikisht, ekonomikisht, fetarisht dhe ekspansionisht në ndërgjegjen kombëtare dhe hapësirat etnike të seicilit mjedis shoqëror ballkanik?.

         • Nëse ka studime për ndikimet pozitive apo negative tek bashkëjetesat etnike dhe fetare dhe konkluzionet për secilin rast, të çdo shteti ballkanik dhe ç’farë studimesh apo analizash janë kryer në rastet e trajtimeve të njëanshme të problemeve etnike, duke ndërrtuar diferenca të theksuara në favor ose në disfavor të popullsive me kriter kombësie atë fetare dhe të popullsive me kriter kombësie atë farë e fisnore?.

II.- Shkaqet e këtij shkrimi, janë rrjedhojë ose produkt i politikave aspak të favorshme që po operojnë, sidomos në këto kohët fundit, të mbarsura ndër shekuj në disa shtete ballkanike, duke mos harruar që së pari ta shohim vetë veten në pasqyrat e kohëve.

Shteti Shqiptar në vazhdimsi është përpjekur të zbusi paragjykimet historike që padrejtësisht rëndonin mbi ‘të. U çliruam nga prangat e diktaturës, me vështirësi, por arritëm të pranojmë rotacionin politik në pushtet, me ngadalësi u sigura disi rritja ekonomike, etj. të cilat krijuan nji qasje optike dashamirëse nga euroatlantikët. Gjithashtu u forcua bindja se Shqipëria mbështet nji politikë vllazërore, bashkëjetesë miqësore mes etnive të ndryshme, besimeve fetare si brenda vendit dhe në marrëdhëniet me popujt fqinjë. Këto qendrime, ndikuan në kthesat politike të euroatlantikëve ndaj nesh, u sigurua anëtarësimi në NATO, u vu drejtësia e munguar me pavarësnë e Kosovës dhe jemi duke realizuar detyrat e shtëpisë në përpjekje për hapjen e negociatave nga kandidat, në anëtar të BE-së.  

  Fakti i rëndesave të pushtimeve nga të huaj për gjatë dymijë vjetëve, ku më shkatërrimtarja ishte lufta dhe përpjekjet kundër asimilimit Iliro-Epirotë që nga perandoria Romake, Bizantine, Otomane, me rendin komunist dhe nga ndaj egërsisë së fqinjëve për gati 200 vjeçare në dëm të etnisë shqiptare, duke përdorur çdo lloj mjeti dhe metodash, kanë korrur sukses duke mos lejuar civilizimin, arsimimin, kanë dëmtuar rëndë ndërgjegjen kombëtare nëpërmjet përdorimit efikas të kriterit fetar në përcaktimin e kombësisë.

Kriteri përcaktues për kombësinë ka çoroditur, shumicën e arbërorëve të emigruar në Greqi gjatë shekujve të XII, XIII dhe XVIII e XIX, të cilët kanë rënë në  “grackën” demagogjike ku me anën e besimit fetar përcaktohet kombësia dhe kanë injoruar “Farë e Fisin” e tyre arbëror, me gjithëse ruajnë ndër shekuj të folurit, traditat dhe zakonet arbërore, por nuk u njihet etnia, u ndalohet e folura shqipe dhe nuk lejohet hapja e tyre. Në dallim me arbërorët e zhvendosur në shtetin Grek, arbëreshët e emigruar në shtetin Italian ndër shekuj, jo vetëm e ruajnë gjuhën, traditat dhe zakonet arbërore, por kanë shkolla dhe filiale të gjuhës shqipe në Universitete. Arbërorët në Greqi njihen si “arvanitas”, ata nuk e pranojnë etninë arbërore dhe vetquhen grekë, ndërsa arbërorët e Italisë njihen si “arbëreshë” dhe e pranojnë etninë arbërore. Të parët shfryëzojnë çdo mundësi për të dëmtuar interesat e vendit të “Arbërorëve”, ndërsa të dytët, tregojnë dashuri, dhimshuri dhe e kujtojnë me respekt vendin e “Arbërorëve”.

Trajtimi i këtyre rëndesave nuk bëhet sepse kemi kundërshti ndaj zgjedhjes së kritereve për formimin e kombit, absolutisht jo. Problemi qëndron në faktin se përdorimi i kriterit komb mbi bazën e besimit fetar nga shteti dhe kisha greke, për shtrirjen dhe përhapjen e kombit grek, me synim zgjerimin e territoreve në dëm të shteteve dhe popujve të etnive të tjera, përbën nji element të rrezikshëm dhe të papajtueshëm nga popujt me kombësi mbi bazën etnike. Kjo të kuptohet qartë dhe të marrë fund njiherë e përgjithmonë. Veprim që do ndikojë ndjeshëm në ndërgjegjen kombëtare dhe qetësinë shpirtërore në Gadishullin e Ballkanit.

Këto përpjekje ndikuese dhe influencuese, kanë shkaktuar trazira jo vetëm ndër popujt e ballkanit, por kanë ndikuar edhe në prishjen e unitetit dhe vllazërimit midis tre etinomeve me bazë arbërorëve, ku shqiptarët dhe arbëreshët vazhdojnë të ruajnë lidhjet arbërore; ndërsa arvanitasit, jo që nuk i pranojnë këto lidhje të hershme por vazhdimisht, sa herë u jepet rasti shfaqin urrejtje, mohim të etnisë si dhe  krijojnë incidente të cilat me mbështjetjen shtetërore dhe kishtare, rezultojnë në ashpërsime marrëdhëniesh ndërshtetërore, sidomos duke qenë edhe në poste të shumta qeveritare të shtetit fqinj.

Në përpjekjet e mëdha për të plotësuar kushtet e anëtarësimit në Bashkimin Europian, popujt e Ballkanit perëndimor krahas detyrave tëtjera e kanë të domosdoshme nji skanim, për tëpërcaktuar elementet pozitivëapo negativëtëekzistencave ose jo tësëmundjeve kancerore, në ruajtje tënji shoqërie të shëndetshme, të pastër nga nga ndikimet e faktorëve të renditura mësipër, por jo vetëm ato. Rezultatet e skanerit, pozitive apo negative, sigurisht duhet tishtrijnëefektet edhe tek shtetet e tjera ballkanike, pavarësisht nga anëtarësimi në Bashkimin Europian.

Kryerja e analizave dhe skanimi, siçdëshiroj tërekomandoj, janë në ndërgjegjen e drejtuesave të lartë euroatlantikë; ndërsa mundësitëreale gjinden nëdosierët politikëdhe kronologjitë e historisë së popujve ballkanikë, pa anashkaluar dëshmitarët okularëmbi tëcilët kanërënduar vuajtjet nga tragjeditëe faktorëve tëmësipërm dhe dëshmitarët bashkëkohës që i kanë të freskëta dramat fatkeqe tëndodhura, mbasi kanë ndihmuar dhe ngritur zërin ndaj padrejtësive të cilat kanë shkaktuar morte dhe vuajtje nga më makabret dhe të papranueshmet prej shoqërisë civile, të zhvilluar.

Koha është e volitshme, pa harruar thëniet: ”Më mirë vonë se sa kurrë”.

SHKARKO APP