Disa orë para protestës, Edi Paloka: As dhuna dhe as presioni i Policisë nuk na ndalin

Në orën 19:00 do të nis protesta e PD, dhe deputeti Edi Paloka akuzon drejtuesin e Policisë së Shtetit se është vënë në krye të atij institucioni me qëllim shërbimi ndaj qeverisë dhe jo të luftës kundër krimit. Në këtë kontekst, ai thotë se do të vazhdojë protestat pavarësisht presionit dhe forcimit të masave të sigurisë, duke theksuar se synimi i saj është të denoncojë situatën brenda vendit dhe ta bëjë atë të njohur edhe në arenën ndërkombëtare.

Pjesë nga qëndrimi i Palokës

Patronazhisti i fundit i ardhur në krye të policisë me vetëm një pikë synim, që kuptohet, ka kohë që dihet që roli i drejtorit të policisë në Shqipëri nuk është lufta kundër krimit, kundër mafies, kundër korrupsionit, është lufta kundër opozitës. Drejtori i fundit pra i narko-shtetit, i një qeverie që bashkëpunon me krimin dhe lufton opozitën, këtë detyrë ka. Edhe në deklarimin e fundit e ka bërë të qartë, e bëri të qartë në protestën e fundit të opozitës pozicionin e tij, cilat ishin meritat pse ai u zgjodh në krye të policisë, dhe sigurisht sot do bëjë të njëjtën gjë. Kjo nuk diskutohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

E paralajmëroi me deklaratën që përmendët ju, kur tentoi të na vinte dhe kufijtë se ku duhet të ecim e ku duhet të marrim frymë, por sigurisht që thashë, kjo është detyra e tij. Detyra jonë është të protestojmë dhe t’ju tregojmë jo vetëm shqiptarëve por gjithë botës se sado i madh të jetë represioni, sado të rritet dhuna, sado të rritet, sado e fortë të duket diktatura në Shqipëri, ne do të vazhdojmë të jemi aty, të rezistojmë e t’i tregojmë gjithë botës se ne nuk e pranojmë. Nuk pranojmë të jetojmë nën një regjim të tillë. Thashë, sado i madh të bëhet represioni i kësaj diktature, ne do të vazhdojmë të jemi aty të përballemi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Raporti i Parlamentit Europian, përcakton dhe i jep të gjitha përkufizimet që praktikisht ka dhënë deri më sot opozita duke filluar që nga zgjedhjet, situata e korrupsionit dhe situata politike në vend, te situata me mediat, pra të gjithë shtyllat kryesore të një demokracie, janë paraqitur në raportin e Parlamentit Europian ashtu siç janë në realitet dhe jo ashtu siç paraqiteshin për fat të keq deri pak kohë më parë, ku diplomacia, në thonjëza, e parave të korrupsionit dhe e gjithë pisllëqeve të tjera që ngrinte Rama në marrëdhëniet ndërkombëtare bënte që të shtrembëroheshin dhe këto raporte.

Ne kemi krijuar tashmë kontaktet tona direkte me institucionet ndërkombëtare, me Bashkimin Europian, me Parlamentin Europian, me të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe sigurisht këto marrëdhënie kanë dhënë dhe rezultat dhe rezultatin i jep në një farë mënyre një notë pozitive dhe vetë Rama kur thotë që opozita është shkaktarja e faktit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?