Dita e 13-të/ Emigrantët vijnë në protestë: Ikëm për një copë bukë, këta shkatërruan vendin
Sot është dita e 13-të e qëndresës qytetare kundër projektit në Zvërnec, ku është një protestë që ka bërë bashkë mbarë shqiptarët kudo që janë në botë. Një shqiptar, i cili jeton në Angli i është bashkuar kësaj proteste. Thirrja e tij është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa i bën thirrje shqiptarëve që të mos dorëzohen. Një tjetër shqiptar tregon se ka ardhur nga Italia dhe i është bashkuar kësaj protestë për të rrëzuar qeverinë.
”Janë mbyllur 600 komuna, në fshatra situata është e vështirë. I kanë shkatërruar. Kanë ikur në Itali, Gjermani për një copë bukë. Fshatrat e Shqipërisë janë boshatisur komplet. Më dhemb shpirti”, tha ai.
Një prej pjesëmarrësve, i cili tha se kishte ardhur së bashku me disa të tjerë nga Greqia, deklaroi se vendimi për t’iu bashkuar protestës lidhet me zhgënjimin e tyre ndaj zhvillimeve në Shqipëri dhe vështirësive që, sipas tij, kanë përjetuar emigrantët ndër vite. Ai përmendi edhe periudha të vështira për emigrantët në kufirin e Kakavijës dhe theksoi se pakënaqësia e tyre është rritur me kalimin e kohës. Sipas tij, shumë emigrantë nuk ndihen të përfaqësuar nga politika aktuale dhe kërkojnë ndryshime në drejtimin e vendit.
KOHA JONË SONDAZH

