FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dita e 15-të e protestës, ja sa është pjesëmarrja e qytetarëve para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë ka hyrë në ditën e 15-të, ndërsa pamjet filmike të publikuara nga vendngjarja tregojnë një pjesëmarrje të konsiderueshme të qytetarëve në tubimin e zhvilluar para Kryeministrisë.

Qindra qytetarë janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së qeverisë, duke vijuar protestën e nisur prej më shumë se dy javësh me kërkesa për ndryshime politike dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në këtë videoe shpërndara nga protesta shihen turma të shumta pjesëmarrësish të mbledhur në shesh, ndërsa vijojnë fjalimet nga podiumi dhe thirrjet e protestuesve. Pamjet tregojnë gjithashtu praninë e qytetarëve të ardhur nga zona të ndryshme të vendit, si edhe të përfaqësuesve të diasporës shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Organizatorët e protestës e kanë cilësuar pjesëmarrjen si një tjetër dëshmi të mbështetjes qytetare për kërkesat e tyre, duke theksuar se mobilizimi ka mbetur i lartë edhe pas 15 ditësh tubime të pandërprera.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?