FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dita e 20-të e protestës, qytetari: Rinia na zgjoi shpresën e shpirtin, Rama dhe Berisha si ushunjëza

Një qytetar i ardhur nga Lezha në ditën e 20-të të protestës, vlerësoi rolin e të rinjve në organizimin e lëvizjes, duke i cilësuar ata si frymëzues të shpresës për ndryshim. Ai tha se kishte udhëtuar drejt protestës për të mbështetur energjinë dhe angazhimin e rinisë, e cila, sipas tij, ka rikthyer besimin dhe mobilizimin qytetar.

“Kam ardhur nga Lezha me forcën e shpirtit për të përkrahur këtë lule të rinisë, që na zgjoi shpresën dhe na nxori nga apatia. Të rinjtë na vunë zemrën në lëvizje”, u shpreh ai. Protestuesi u bëri thirrje si kryeministrit Edi Rama, ashtu edhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, që të tërhiqen nga politika dhe t’i hapin rrugë brezit të ri.

Sipas tij, largimi i tyre do të ishte një veprim që do të ndihmonte në krijimin e një klime të re politike dhe do të shmangte zhgënjimin e të rinjve. Ai ngriti gjithashtu shqetësime për gjendjen e shërbimeve publike në vend, duke theksuar mungesat në sistemin shëndetësor dhe atë arsimor. “Falë Zotit jetoj mirë, por vendi ynë ka ende probleme të mëdha. Nuk kemi spitale dhe shkolla në nivelin që meritojnë qytetarët”, deklaroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?