Dita e 23-të e protestës, kërkohet dorëheqja pa kushte e Ramës
Sot është dita e 23-të e protestës radhazi kundër qeverisë. Tubimi do të nisë në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas pjesëmarrësit do të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë.
Organizatorët bëjnë të ditur se protesta do të përqendrohet te kërkesat për ndryshim politik, luftë kundër korrupsionit, rritje të llogaridhënies institucionale dhe adresimin e problematikave që lidhen me largimin e të rinjve nga vendi.
Edhe këtë herë pritet një pjesëmarrje e konsiderueshme e shqiptarëve të ardhur nga diaspora, të cilët i janë bashkuar protestave të fundit në kryeqytet. Sipas organizatorëve, angazhimi i emigrantëve tregon se shqetësimet e ngritura në këto tubime tejkalojnë kufijtë e vendit dhe prekin shqiptarët kudo që jetojnë.
Pas javësh protestash të njëpasnjëshme, manifestimi i sotëm konsiderohet nga organizatorët si një nga momentet më të rëndësishme të mobilizimit qytetar të deritanishëm.
KOHA JONË SONDAZH

