FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dita e 28-të e protestës, eurodeputetja Ilaria Salis: Europa nuk është në Bruksel, por këtu në Tiranë

Qytetarë nga mbarë vendi u mblodhën këtë të shtunë në sheshin “Skënderbej”, duke shënuar ditën e 28-të të protestës kundër qeverisë. Me pankarta në duar dhe thirrje për dorëheqjen e ekzekutivit, protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë, ku vijuan me fjalime dhe deklarata kundër qeverisë dhe klasës politike.

Organizatorët e cilësuan protestën si një manifestim kombëtar, ku morën pjesë edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora. Në tubim ishte e pranishme edhe një delegacion eurodeputetësh, mes tyre eurodeputetja italiane Ilaria Salis.

Pas rreth dy orësh qëndrimi përpara Kryeministrisë, protestuesit pritet të vijojnë me marshime në rrugët e Tiranës, pavarësisht se gjatë ditëve të fundit dhjetëra pjesëmarrës janë proceduar nga autoritetet për bllokimin e akseve rrugore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protestuesit kanë përsëritur kërkesat e tyre, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, krijimin e një qeverie teknike dhe shfuqizimin e disa ligjeve që, sipas tyre, dëmtojnë interesin publik dhe mjedisin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë fjalës së saj, eurodeputetja italiane Ilaria Salis shprehu mbështetje për protestën, duke deklaruar se “Europa nuk është vetëm në Bruksel, por edhe aty ku qytetarët ngrihen për të mbrojtur të drejtat e tyre”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?