Dita e 49-të e protestës, thirrja nga “Skënderbej”: “O sot, o kurrë! Bashkohuni shqiptarë”(Video)

Në ditën e 49-të të protestës së zhvilluar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, një qytetar i moshuar ka bërë apel për më shumë pjesëmarrje, duke ftuar shqiptarët t’i bashkohen tubimit.

Ai u kërkoi qytetarëve të dalin në shesh dhe të jenë pjesë e protestës, ndërsa gjatë fjalës së tij përmendi edhe deklaratat e fundit të ministres serbe për “spastrim etnik” ndaj shqiptarëve.

“Hajdeni shqiptarë, mblidhuni këtu. Ejani në protestë. O sot, o kurrë!”, ishte mesazhi i tij drejtuar qytetarëve të pranishëm dhe atyre që ende nuk i janë bashkuar protestës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Thirrja e të moshuarit u bë gjatë tubimit në kryeqytet, ku protestuesit vijojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre lidhur me zhvillimet politike dhe institucionale në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?