
Kryeministri Edi Rama uroi sot qytetarët me rastin e Ditës së Europës, duke ndarë në rrjetet sociale një fotografi nga momenti i çeljes së të gjithë grupkapitujve të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe në këtë Ditë të Europës, ku Shqipëria është më afër se kurrë familjes europiane, ju uroj një fundjavë të mbarë 🫶”, shkruan Rama në postim.
