Dita e Holokaustit, Begaj: Përkujtojmë jetët e pafajshme të humbura në makinerinë kriminale

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh në Ditën e Kujtesës për viktimat e Holokaustit.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit përkujtojmë jetët e pafajshme të humbura në një prej makinerive më të tmerrshme kriminale kundër njerëzimit. Kjo ditë sjell në vëmendje humanizmin, guximin dhe shpirtin solidar të popullit shqiptar, që gjatë Luftës së Dytë Botërore mikpriti në besë dhe mbrojti me dinjitet të gjithë hebrenjtë që u strehuan në vendin tonë për t’i shpëtuar shfarosjes naziste.

Dita e Kujtesës duhet të shërbejë si një thirrje e ndërgjegjes kolektive për të mbrojtur me humanizëm dhe përgjegjësi të drejtën e të gjithëve për të jetuar me dinjitet dhe në paqe, sepse të gjithë i kemi parë pasojat e tmerrshme të urrejtjes etnike, racore, fetare dhe të antisemitizmit”, shkruan Begaj në mesazhin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?