Dita e Tokës,  lëngimi i jetës

Nga Selman Meziu/   Nuk është rastësi, nuk është një zgjedhje pa arsye logjike, nuk është ndonjë hamendësim që pikërisht me datën 22 prill Ditën ndërkombëtare të tokës në New York, do të nënshkruhet nga Shtetet e Bashkuara, Kina dhe 120 vende të tjera të botës, traktati historik: “Për ndryshimet e klimës,,

Rreth njëqind mijë vjet mëparë u shfaq njeriu i parë. Pikërisht me fillimin e veprimtarisë së tijë edhe korja e tokës filloi të ndjej transformimet e saja në shumë forma dhe mënyra sa më shumë vraponin shekujt aq më tepër ajo pësoi ndryshime të thella në pamjen fizike, morfologjike, kimike, pisazhistikeetj

‘’Njeriu,- shkruan profesor J.A. Lawerys,- vetëm për një peiudhë të shkurtër historike, e ka transformuar thellë  fytyrën e rruzullit toksor, sepse me dallim nga kafshët  e tjera ai mund të ndërtoinë liri të plote në mjediset natyrale, por edhe të  kontrolloi të gjitha gjallesat qe jetoin, rriten, pothuajsenë të gjitha sipërfaqet e tokave pjellore.,,

Në zinxhirin e qindra shekujve më parë, njeriu për ushqim filloi të përdori bimë ose pjesë bimësh drunore, frutore, barishtore të cilat rriteshin  e zhvilloheshin sipas cikleve të tyre biologjike mbi tokë. Më pas filloi ti mbjell e kultivoi mbi sipërfaqen e saj duke epunuar, plehëruar, ujitur. Ne Kinë, Egjypt, Greqi etj  e njihnin dobinëe plehrave të ndryshëm dhe të gëlqeres. Romakët kishin teknologjitë  e veta për rritjen e pjelloris së tokave. Njeriu  në këto shekuj mbante qëndrime dashmirëse ndaj tokës. Duke u kujdesur për atë dhe duke marrë pak prodhime prejsaj, ajo vetë si organizëm i gjallë arrinte të ruante ekuilibret e pjellorisë dhe mbajtjen konstant të ‘’shendetit,,  të saj. Kur numurii popullsisë u rrit, u zhvillua industra shumë degëshe duke sjellë forminin e qyteteve industriale me përqëndrim të popullsisë në ato, atëhere  bilançi  i këmbimit të lendëve dhe të energjisë  filloi të humbi baraz peshat sepse njeriu kërkoi, synoi të marrë ngagjallesat bimore e shtazore dhe nga kulturate ndryshme bujqësore sa më shumë produkte për njësi sipërfaqeje. Ndotja nga mbeturinat e ngurta, gazrat, mbeturinat e lëngshme teknologjike çvlerësuan sipërfaqe të gjëra të sipërfaqes prodhuese bujqësore, pyjore e kullosore.

Edhe në Shqipëri këtë rrjedhje pati, psh. degradimi i pyjeve të ulta apo pranë fshatrave nga kullotja e pa kriter dhe me intensitet, hapja e tokave të reja në pyjet e  dushqeve e shkurre mesdhetare  ose hapja e brezareve për te mbjellur pemë frutore, agrume, vreshta etj, solli transformimin fizik të sipërfaqes së tokës. Mbi sipërfaqet pyjore filluan edhe shfrytëzimi i pyjeve, në sipërfaqe të mëdha të hapsirave tokësore të vendit tonë. Mbi tokën shqiptare gjithashtu filloi e vazhdoi një transformim i madh i saj, duke  u përpjekur për të ruajtur pjellorinë e tokës.

Njeriu duke vepruar mbi pasurinë biologjike që lind, rritet e zhvillohet mbi tokë siguron vazhdimesinë e jetës duke plotësuar kërkesat e shumta dhe të gjithfarëshme për jetesë. Por këto realizohen duke rrespektuar ligjësitë e natyrës në përputhje me dukuritë biologjike dhe në bashkëveprim  me gjithë faktorët ekologjik. Mos zbatimi i tyre, prish ekuilibret e zhvillimit, duke shkaktuar shkatërrime serioze gadi të pa riparueshme në sipërfaqen e tokë. Po e vërtetojm këtë me një shembull: Dikur oazet e Saharasë, kishin sipërfaqe të gjëra të mbuluara me pyje të shëndetshne me gjithëfarë llojesh. Por ato u kthyen në ranishte pa jetë gjallesash. Gjithashtu prerja pa disiplinë teknike e pyjeve në zonat e ndryshme mesdhetare, por edhe mbingarkesa me blektori i sipërfaqeve kullosore alpine e fushore, solli si pasojë  që masive të tëra kodrash, malesh shpatesh të Spanjës, Italisë së Jugut, të gadishullit Ballkanik dhe të Turqisë të transformohen në siprfaqe tokësore të çveshura, të gërryera, të thata dhe me pjellori mjaft të ulët.

Çfarë ndodh sot në hapsirat bio ekologjike të shteteve të mbarë rruzullit tokësor? Kjo më shumë e theksuar në vendet e pazhvilluara, si rezultat i presionit të shteteve më të industrializuara ku ka ndodhur që natyrës ti grabiten pasuritë e saja duke shkatërruar tokën, duke zhdukurpasurinë pyjore e si  rrjedhojë edhe shpendët e kafshët. Duke shfrytëzuar barbarisht pasuritë minerale ne dëm te mbulesës së saj biologjike, me industrinë e tyre ndotin lumenjt liqenet, brigjet e deteve e liqeneve, dhe një sasi e madhe gazrash çlirohet në atmosferë duke krijuar smogetë cilat zhdukin mijera gjallesa dhe varfërojn tokën. Sepse edhe ajo si organizëm i gjallë merr frymë, dhe ja si e vërteton shkenca: ‘’ Si rezultat  i eksperimenteve të bëra prej një grupi shkencëtarësh, doli se një kilometër katëror truall thithë nga ajri gjatë një viti 495 ton oksid karboni, 78 ton dioksid azoti dhe 5200 ton anhidrit sulfurik. Kjo do të thotë me fjalë të tjera  afër 6 kilogram ‘’kimikate,, nga çdo metër katëror.,, ( Shkenca dhe jata f. 25. N.5. Tir.1974)

Çfarë ka ndodhur në sipërfaqen e tokës të vendit tonë gjatë  çerek shekullin e fundit? Dhe japo rradhitmdisa dukuri:

  • Ndryshime në relievin e tokës. Hapja e qindra guroreve, fabrikave çimentoje e tullash, që nga Tomorri, Mali i Gjërë, Mali Gjadrit, Krasta e Krujës, Tarabosh etj. Hapja e zgjerimi i rrugëve automobilistike duke kryer grryerje me përmasa gjigande, në trajtë skrapatash, hapje tunelesh, hedhje dherash pa kurrëfarë rregulli etj. Ndërsa shtretërit e lumenjëve u grryen për të marrë rërë e zhavorre pa kurrëfarë kriteri, duke shembur ura e shkaktuar rrëshqitje e brigjeve në sipërfaqe të mëdha.Sigurisht kështu uzhduk bimësia e gjithë ekosistemi. Sinë brigjet eVjosës, Drinos, Shkumbinit, Semanit, Matit, Fanit, Drinit,  e pothuajse në të gjithë rrjetin e lumenjëve të vednit tone.
  • Mbulesës bimore iu vërsulen me mësymje frontale me zjarr e hekur duke zhdukur parqet kombëtare, massive pyjesh nga veriu në jug të shqipërisë nga lindja në perëndim, kurorat e q- yteteve etj me nje sipërfaqe prej një million e njëqindë mijë hektar mbulesë pyjesh. Ndërsa çdo vit janë djegur të paktën pesë mijë hektar sipërfaqe pyjesh dhe  kullotash etj. Duke I hequr gëzofin bioekologjik  mbrojtës tokës e lëne lakuriq.
  • Kafshët, insektet e shpendët nuk mund të jetojnë pa u ushqyer me pjesët vegjetale të bimëve, kështu që për rrjedhojë edhe shumë specie janë zhdukur, kanë migruar apo paksuar ndjeshëm nga zhdukja e sipërfaqeve të tëra me pyje që perdoreshin  si vendstrehim dhe burim ushqimi.
  • Gjithashtu brigjet e detit në Shengjin, përgjatëPatokut të Kurbinit, Gjirit të Lalëzit, në Manëz  e deri tek Porta Romana, deti po shkatrron mjaft ranishte plazhi, pyje me pisha deti që shërbente si brez mbrojtës për kulturat bujqësore. Rezultat   baticave të fuqishme dhe rritjes se deltave të lumenjëve duke shtyrë kështu ujrat e detit.
  • Ndotja e sipërfaqeve të tokës nga hedhja e mbeturinave të konsumit të përditshëm dhe atyre industriale, brigjeve të lumenjëve, sipërfaqeve me pyje etj. është bërë për shqiptarët një gangrenë e pashërueshme, duke helmuar ujrat e si rrjedhoje zhdukur qëniet e gjalla që jetonin në atë. Janëzhdukur në brigjet e përrenjëve e lumenjëve mbulesa me bimësi barishtore e drunore, nga depozitimet e mbeturinave të konsumit të përditshëm ose te materialeve të ndërtimit etj.

Janë kjo sjellej, ky trajtim i sipërfaqes së tokës që kanë sjellë për pasojërritjen e shkallës së gërryerjeve, ne shpatet e pjerrta të kodrave e maleve, duke i hequr shtersën bilogjike sipërfaqes së tokës, e çuar nëskeletimin e tokës deri në shkëmbin amnor dhe krijuar peisazhe të shkretuara. Qindra mijëra hektar toka ish bujqësore, ato të pyjeve e kullotave të djegura apo të shfrytëzuar barbarisht iu janë nënshtruar pamëshirësisë së  gerryerjeve të shkallëve të ndryshme, duke i kthyer në toka pa pjellori, pra të pa afta të  pranojnë qënie biologjike.

Kthyerjen e natyrës shqipëtare në nje shkretëtirë të vërtet, e cila dallohet jo vetem nga vendet evropiane por edhe ato ballkanike, me shpate malesh e kodrash, brigje perrrenjësh e lumenjsh, me pamje trishtuese, ku mungon edhe bari jo ma mbulesa pyjore e çfarëdo bimësie qoftë, është papërgjëgjësia e politikave  agro bujqësore e pyjore të qeverimit të një çerek shekulli. Pamje të tillamakabre, marramendëse, tunduese dhe të dhimsheme, ndodhen në Xibër të Matit, përqark liqenit të Bovillës në Tiranë, në Moglicë të Korçës, në disa territore të Gramshit, në Godisht të Elbasanit, në Arrn të Kukësit, në Okshtun të Dibrës etj etj.

Këto gjithashtu kanë ndikuar ndjeshëm ne regjimin e ujrave nëntoksore dhe të prurjeve të lumenjëve, të cilat kanë shkaktuar përmbytje të shumta, gerryerje e rrëshqutje dherash sidomos ato të fillimit të Janarit 2016.Ku lumi Ishmi përmbyti disa fshatra të Krujës si Murgjinën, Bilajn,  Mallkuqin dhe Gramzën ku për të shpëtuar banorët u detyruan të braktisin të paktën 300 shtëpi banimi. Shkumbini shkatërroi argjinaturën duke përmbytur fshatrat Çermë Pasha, Çermë  Proshk, Çermë Shkumbin, Çermë Porshtëm.  U përmbytën fshatrat Zejmen, Markatomas, Pllan. Nga vërshimit e një përroi nga Kaçinari u shkatërrrua ura e Cekajve që lidh Rreshenin me Kaçinarin etj.

Tregues këto të shkatrrimit të biosferës, e si rrjedhoje i ndryshimeve klimatike filloi hakmerrja e pameshirshme mjaft e fuqishme ndaj sipërfaqes tokës e qënjeve të gjalla duke transportuara mijëra metrokub lymra e dhera, rrezikuar jetë njerëzish dhe varferuar apo shterpëzuar siperfaqen e tokës.

Për të forcuar më tej argumentet mbi faktorët social-politik  që kanë sjellur në këto katastrofa njerëzore  po përmendim një thënje të Prof. J.A. Lauwerys, i cili venë në dukje: ‘’ Na u dha si trashgimi  toka, por akoma sot e kësaj dite nuk jemi të sigurt dhe nuk dime ta ruajm si dhe  ta kuptojm nevetë, se sitë kontrollojm zhvillimin ekonomik e shoqëror për ta gëzuar e shfrytëzuar këtë trazhgimi të vyer. ( Enc. Natura Vol II f. 300  Mond. 1974)

Prandaj politika shqiptare duhet te ndryshoi urgjentisht kursin e qeverimt të tokës si  gjenaratori i fuqishëm i zhvillimit të bujqësisë, pyjeve, kullotave,  blektorisë etj nëpërmjet mbrojtjes së saj nga gërryerjet, shtimin e pjellorisë se tokave bujqësore, pyllëzimin e sipërfaqeve të xhveshura, sistemimin e prroskave, përrenjëve e lumenjëve me vepra arti e argjinatura të fuqishme etj. Kjo duke shfrytëzuar kapacitete intelektuale të specialistëve të fushave të mjedisit natyror e bujqësor. Përndryshe toka do të varfërohet, klima do të egërsohet, jeta e shqipëtarëve do të vazhdojë të lëngojë me plote dhimbje therëse, djegëse, por edhe vdekjeprurëse.

SHKARKO APP