Djali që njeh 30 gjuhë
Çdo vit në Berlin zhvillohet një takim mes protagonistësh poliglotë, personat të cilët flasin më shumë se pesë gjuhë. Studimi që në vegjëli i thjeshton gjërat, por ky nuk është i vetmi sekret: një gazetar i huaj tregon historinë e një djali, i cili flet të paktën 30 gjuhë, transmeton Gazeta shqip. Kushdo që del nga Universiteti i Gjuhëve mendon se një e ardhme brilante do të paraqitet medoemos.
Në fakt, sipas disa pikëpamjeve, njohja e gjuhëve është bazë e një komunikimi të mirë me këdo në botë, në çdo lloj kulture për t’u shfrytëzuar për çfarëdo qëllimi.
Ka persona të lumtur, të cilët ndihen me shumë fat, kur përveç gjuhës së tyre amë, gëzojnë një bagazh prej tri gjuhësh të huaja.
Por a keni dëgjuar ndonjëherë për poliglotët? Nuk bëhet fjalë për ndonjë lloj autizmi, por për aftësinë për të folur shumë gjuhë. Sipas përcaktimit, poliglot është dikush që njeh ekzaktësisht më shumë sesa pesë gjuhë.
Çdo vit në Berlin zhvillohet një mbledhje e hapur për të gjithë personat e sidomos për të rinjtë, të cilët gëzojnë këtë aftësi, ku përgjatë një jave mund të marrin pjesë në konferenca, aktivitete dhe lojëra që kanë për temë gjuhët e huaja.
Një gazetar britanik nga BBC-ja kaloi disa ditë së bashku me këta persona për të shfrytëzuar aftësitë e tij njohëse mbi gjuhën italiane dhe gjermane.
Por kur takoi Tim dhe Daniel që nga një bisedë e përbashkët kaluan pa problem në gjuhën gjermane, më pas në atë indiane, nepaleze, polake, kroate e atë tajlandeze, mendoi se mbase duhet të ushtrohej më shumë praktikisht.
Arsyeja e parë që e bëri kurioz për të marrë pjesë në këtë lloj takimi të veçantë, ishte mundësia për të mësuar nga “truri i gjuhëve”, sepse edhe për një që nuk mund të jetë poliglot, ekziston mundësia për të mësuar dhe për të folur 30 gjuhë.
Studimi i gjuhëve të huaja mund të jetë një projekt për të ardhmen nga shumë pikëpamje. Jo vetëm për perspektivat më të mëdha për punë, por edhe për vetë shëndetin.
Studime të shumta kanë treguar se aftësia e të qenët multigjuhësor përmirëson vëmendjen, vë në provë kujtesën dhe mbi të gjitha mund të vonojë shfaqjet e shenjave të plakjes së trurit ose edhe të demencës (çmendurisë). Funksionet cerebrale kanë një rol thelbësor në mësimin e gjuhëve: në çdo fazë, merr pjesë një lloj i ndryshëm kujtese me një veprim të mirëprecizuar.
Në fund të një leksioni për gjuhët e huaja duket sikur në trurin tonë ka kaluar një “karrocë me armatime” prej lodhjes së sforcos. Në fakt, thuhet se sa më shumë kalon mosha, aq më shumë impenjativ është një individ për të mësuar një gjuhë.
Mosha luan një rol të rëndësishëm në këtë pjesë, por ja se si një nga pjesëmarrësit e mbledhjes në Berlin ka mësuar më shumë gjuhë: falë një interviste, gazetari në fjalë kupton se Tim e ka mësuar pjesën më të madhe të gjuhëve, të cilat i flet rrjedhshëm, vetëm me kalimin e kohës, pra në moshën e rritur.
I lindur dhe i rritur në SHBA, ai ka frekuentuar në shkollë fëmijë spanjishtfolës. Gjuhët e huaja e bënin aq kurioz, saqë në shtëpi radion e staciononte te kanalet e huaja, edhe pse në fillim nuk kuptonte asnjë fjalë.
Më pas, kur u rrit, udhëtoi duke mësuar frëngjishten, në universitet studioi gjermanishten dhe portugalishten. Përpara se të përfundonte në Japoni, jetoi në Zvicër. Rezultati aktual është se Tim flet rrjedhshëm të paktën 20 gjuhë të huaja, disa prej të cilave i ka studiuar në moshë të rritur.
Nuk është thuajse gjithmonë mençuri bazimi mbi statistikat. Kushdo që ka një impuls, një dëshirë se si mund ta mësojë një gjuhë të huaj, duhet të dëgjojë instinktin personal. Eksperiencat si ato të Tim, pastaj, janë një motivim më shumë se i vlefshëm për t’u motivuar.