Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Do bëjmë edhe kallëzim penal”, aktivistja Vatnikaj: SPAK na tha të presim përgjigje, dorëzuam “Albanian Files”!

Lajme E mërkurë, 1 Korrik 2026 10:51
“Do bëjmë edhe kallëzim penal”, aktivistja Vatnikaj: SPAK na tha të presim përgjigje, dorëzuam “Albanian Files”!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Aktivistët dhe organizatorët e protestës qytetare që zgjat prej 32 ditësh para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e qeverisë dhe Ramës, dorëzuan sot në SPAK dosjen “Albanian Files”, ku në qendër të akuzës ndodhet kreu i ekzekutivit për bërje ligjesh me porosi dhe shkatërrim të urbanistikës apo territorit shqiptar.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Aktivistja Sidorela Vatnikaj dha detaje për gazetarët menjëherë pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, duke konfirmuar se dosja u mor në dorëzim dhe do presin përgjigje. Ajo gjithashtu dha lajmin se po përgatisin edhe një kallëzim penal për këtë rast, ku do e shoqërojnë me dokumentacione dhe prova.

Mund t'ju interesojë

Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Para 9 orësh
Dy ndryshime në qeveri këtë të mërkurë

Dy ndryshime në qeveri këtë të mërkurë

Para 9 orësh
Eurodeputeti bullgar reagon për protestat në Tiranë, Kovatchev: Të dëgjohen zërat e të rinjve

Eurodeputeti bullgar reagon për protestat në Tiranë, Kovatchev: Të dëgjohen zërat e të ...

Para 9 orësh

“SPAK e mbajti librin që ne dorëzuam, pas deklaratës tonë publike që e cilësojmë si shenjë kriminale dhe ata e mbajtën librin, e na thanë se do kemi përgjigje në ditët në vijim. Do të kemi edhe një kallëzim penal që po bëhet nga avokatë e juristë e do dorëzohet më vonë. Ne besojmë se ka të bëjë me ligjet me porosi, se interesi personal është vendosur mbi ato të qytetarëve, do bëhet një kallëzim penal që do dorëzohet nga juristët dhe bashkë me kallëzimin edhe faktet e provat”, tha ajo mes të tjerash.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E pyetur për dinamikën dhe skenarin e protestës, ajo tha se lëvizja e sotme ishte për të dorëzuar dosjen, kurse protesta do nisë si zakonisht në orën 19:00 në shesh. Ajo tha se pika kryesore e rëndësishme e tyre është dorëheqja e kryeministrit Rama.

“Unë po bëj një thirrje, denoncimi për SPAK është bërë tani, por ne do vijojmë protestën si çdo ditë në orën 19:00 te sheshi Skënderbej. Nuk mund të flasim për grup organizator apo nismëtar tani, por për ne është me rëndësi dorëheqja e kryeministrit Rama dhe garancia që institucionet të mos jenë të lidhura me oligarkinë dhe krimin. Të ndërtojmë një Shqipëri pa krim, pa korrupsion dhe pa oligarki”, tha Vatnikaj.

Më tej ajo i bëri thirrje të gjithë shoqërisë shqiptare që të vijonte të mblidhej në shesh, duke vënë në dukje se në këtë revolt marrin pjesë qytetarë nga të gjitha shtresat.

“Shoqëria shqiptare është e gjitha në shesh, ne nuk i bëjmë thirrje specifikisht një kategorie shoqërore, por duke qenë se e gjithë shoqëria është në shesh, tregon se autoritarizmi i Ramës duhet të marrë fund ndaj përfshirja e të gjithë shoqërisë atje në shesh është me rëndësi”, tha aktivistja.

Për Vatnikajn, besimi te drejtësia dhe mbështetja ndaj saj prej tyre është prezente, por shtoi se edhe kishin pritshmëri për atë që duhet të bëjnë më tej. Gjithashtu Vatnikaj i dha edhe një mesazh kryeministrit Rama për fyerjen e tij ndaj qytetarëve protestues me shprehjen “f*ck you”.

“Jemi në mbështetje të drejtësisë së re dhe në pritshmërinë që të shkojë në rangun e lartë të politikanëve. Ne kemi besim të drejtësia e re por edhe pritshmëri, kjo është simbolika jonë. Rama f*ck you është një përgjigje ndaj arrogancës së kryeministrit Rama, nuk i kthejmë përgjigje me gjuhën që Meriton por me atë që ai njeh, që është “f*ck you”, tha ajo.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 7 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 8 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 8 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 8 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 13 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 11 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 12 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 13 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.