Do të jetonte me vjehrrën? Ina: Jo. Dua të bëj dashuri në kuzhinë

Në e “E Diell”, një nga rubrikat më të përfoluara dhe komentuara njëkohësisht është dhe “Trotuar”. Në studio puntatën e sotme u fol mbi temën “Të jetosh me vjehrrën/ vjehrrin”. Lidhur me këtë temë drejtuesi i debatit Edi Manushi, pyeti Inën, e cila njihet nga publiku për pjesëmarrjen e saj në Përputhen. Ajo iu përgjigj shumë sinqerisht kësaj pyetje, duke thënë se jo, pasi ajo dëshiron privatësi në një jetë në çift për të qenë më të lirshëm dhe për të plotësuar të gjitha nevojat që mund të ketë. Një ndër to ishte dhe të bërit dashuri në kuzhinë me bashkëshortin.

Ina: A do të jetoja me vjehrrën? Nuk besoj që po. Ngaqë jam një person që e vlerësoj shumë pavarësinë time dhe jam mësuar që të jem vetëm. Shikoj diçka të keqe në momentin që unë dua ta shijoj pjesën e martesës pa fëmijë, me mbathje në shtëpi duke bërë dashuri në kuzhinë, etj etj.

Garciano: Të drejt ka se në fakt e dëshiron robi këtë.

Edi Manushi: Për arsye kaq vulgare do të flakshe vjehrrën nga shtëpia.

Ervin Kurti: Mund ta bëj njeriu këtë edhe kur vjehrra është në gjumë.

Ina: Mund të vij bashkëshorti im tek shtëpia ime.

SHKARKO APP