”Do të të rrjep si kec”, PS kërkon përjashtimin e 3 deputetëve të PD-së
Partia Socialiste ka depozituar tek Sekretariati i Etikës në Parlament, kërkesat për masa disiplinore ndaj deputetëve të PD-së: Flamur Noka, Elda Hoti dhe Albana Vokshi.
Sipas kërkesës së paraqitur, për Flamur Nokën kërkohet përjashtim nga Kuvendi për 60 ditë, ndërsa për Elda Hotin dhe Albana Vokshin kërkohet përjashtim për 30 ditë secila.
Tensione të forta janë shënuar dje në Kuvend gjatë një momenti pushimi, ku deputeti i PD-së Flamur Noka është përplasur verbalisht me kreun e grupit të PS-së, Taulant Balla.
Noka i është drejtuar Ballës me tone të ashpra, duke e akuzuar për kërcënime dhe shantazh ndaj deputetëve të opozitës. “Do të të rrjep si kec. Je ai që kërcënon dhe shantazhon deputetë e opozitës. Do të të bëj atë që as nuk të shkon në mendje,” mësohet të ketë thënë Noka gjatë debatit.
KOHA JONË SONDAZH

