Doda u deklarua e pavarur në Kuvend, Kadiu: PD sot ka një deputet më pak, faji i Berishës

Hysen Kadiu i cili doli i pari në Primaret e PD por që nuk u fut në listën për deputet, ka kritikuar deputeten Mesila Doda, e cili vendosi sot të deklarohet si deputete e pavarur, ndonëse ishte në listën e sigurtë të Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas Kadiut, gabimi nis që me faktin që kryedemokrati Sali Berisha, që e vendosi në listë të mbyllur, edhe pse sipas tij, Doda ka votuar sipas interesit të saj edhe në legjislaturën e kaluar. “Problemi qëndron tek besimi i pamerituar, duke privuar nga kjo e drejtë ata demokratë që e meritojnë dhe kanë luftuar për të përfaqësuar të vërtetën dhe jo hilet në parlament”, thotë Kadiu në një reagim në rrjetet sociale.

Postimi i plotë

PD ka sot një deputet më pak nga ata që u zgjodhën më 11 maj. Mesila Doda ka vendosur të vetëshpallet deputete e pavarur edhe pse ishte në listën e sigurt të PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka asnjë surprizë nga ky veprim. Ajo dhe Shpëtim Idrizi kanë bërë të njëjtin akt edhe në parlamentin e shkuar. Kanë votuar sipas interesit të tyre dhe të qeverisë dhe asnjëherë nuk janë rreshtuar në front me demokratët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndoshta po t’u jepet mundësia do e bëjnë të njëjtën gjë edhe në zgjedhjet e ardhshme. Sepse problemi nuk është Mesila, Shpëtimi apo modeli i tyre në politikë.

Problemi qëndron tek besimi i pamerituar, tek vlerësimi dhe pozicionimi i tyre në lista të sigurta, duke privuar nga kjo e drejtë ata demokratë që e meritojnë dhe kanë luftuar për të përfaqësuar të vërtetën dhe jo hilet në parlament.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?