Doloreza Musabelliu shpalos platformën për drejtimin e SPAK: Ja dosjet sensitive që kam shqyrtuar
Kandidatja e dytë për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu, ka shpalosur platformën e saj për drejtimin e kësaj strukture.
“Kam përfunduar studimet në 2002 dhe menjëherë më pas në Magjistraturë. Në 2005 jam emëruar te Krimet e Rënda. Nga 2004-2019 kam qenë te Krimet e Rënda e mandej në SPAK. Të dy këto prokurori kanë përfaqësuar momente të rëndësishme në forcimin e shtetit të së drejtës. Që në vitin 2004 jam marrë me krimet e rënda dhe grupe të strukturuara kriminale. Pavarësisht vështirësive, kam vijuar me këmbëngulje në detyrat e mia duke kontribuar në rezultate konkrete”, tha ajo.
“Dua të kontribuoj me integritet, vizion dhe vendosmëri në drejtim e SPAK. Përvoja gjatë 2 dekadave bashkë me kurajën, etikën përbën garanci për drejtimin e institucionit. Institucioni futet në një periudhë konsolidimi, ku roli i SPAK mbetet thelbësor në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me këtë kandidm synoj të ofroj drejtim të pavarur, të orientuar drejt rezultateve konkrete që përfaqësojnë parimet më të larta të shtetit të së drejtës.
Për 15 vite kam ushtruar pa ndalim profesionin e prokurores. Kam qenë pjesë e Krimeve të Rënda dhe SPAK. Veprimtaria ime ka qenë vetëm në këto dy institucione. Kanë përfaqësuar momente të rëndësishme në shtetin e së drejtës. Karriera ime ka filluar që në vitin 2004, në prokurorinë për krimet e renda, që kur isha e re jam marrë me bandat e armatosura, gupet e strukturuara dhe organizata kriminale. Përvoja 6-vjeçare në SPAK ka qenë thelbësore përmes hetimit me kompleksitet të lartë.
Drejtimi kërkon më shumë se një vizion, një njohje në rrënjë të sistemit, aftësi për vendimmarrje të shpejtë dhe të sigurt dhe përvojën për të vendosur me vendosmëri”, shtoi Musabelliu.
“Kam pasur çështje të trafikut të narkotikëve prej 2004-ës. Mund të përmend një çështje të vitit 2005. Ka qenë çështje senisitive. Një çështje tjetër e 2015 për herë të parë u evidentua rasti i trafikut ajror të lëndëve narkotike, u dërguan për gjykim 7 persona dhe një oficer policie gjyqësore që u dënuan me vendim të formës së prerë. Janë identifikuar të gjithë personat e përfshirë në rastin e trafikut të narkotikëve. Këto hetime të karakterit ndërkombëtar kanë forcuar aftësinë time për të menaxhuar çështje komplekse dhe për të arritur rezultate konkrete. Lufta kundër trafikut është bërë prioritet global dhe kërkon qasje të avancuara hetimore, të cilat kamë pasur mundësinë t’i aplikoj që në nisje të karrierës sime.
Kam patur në hetim çështje vrasjesh, për motive familjare, për shkak të cilësive të veçanta të viktimës vrasje për hakmarrje, në rrethana të tjera cilësuese apo gjakmarrje. Vrasje ndaj një funksionari të forcave operacionale të drejtësisë etj. Pas vitit 2014 dhe ndryshimeve ligjore, kam pasur mundësinë të hetoj çështje të korrupsionit aktiv dhe pasiv të funksionarëve të drejtësisë. Asnjë funksionar publik nuk qëndron mbi ligjin”, shtoi Musabelliu.
KOHA JONË SONDAZH

