Dom Gjergj Meta: Shkenca po zhvillohet vrullshëm, por kthen mbrapa zhvillimin e brendshëm të njeriut
Dom Gjergj Meta komenton zhvillimet shkencore, për të cilën thotë se po kthejnë mbrapa zhvillimin e brendshëm të njeriut.
“Zhvillimi i shkencës na ka lehtësuar jetën në aspektin e komunikimit apo udhëtimeve. Por, jo gjithmonë zhvillimi i teknologjisë do të thotë patjetër zhvillim të brendshëm të njeriut.
Pavarësisht se njeriu mund të ecë para në aspekte të jashtme të tij, mund të ecë mbrapa në aspekte të tjera. Kush e mendonte që 80 vite pas Luftës së Dytë Botërore do të kishim luftëra të tjera në dyert e Evropës”, shtoi Dom Gjergj Meta.
Sipas tij, antisemitizmi dhe racizmi janë ringjallur ndërkohë që jemi në kulmin e të drejtave të njeriut.
KOHA JONË SONDAZH

