Donald Trump ose Presidenti që do të bëjë histori!

Nga Arian Galdini/A eshte shenjtor Donald Trumpi? Sigurisht qe jo. A eshte mekatar Presidenti i 45 i SHBA, pa asnje medyshje, shume mekatar. Perndryshe nuk do te ishte bere dot aq i pasur. Biblikisht, sa ka shanse nje xhirafe te hyje ne vrimen e gjilperes, aq ka shanse nje pasanik.
E megjithate, Donald Trumpi guxoi me teper se cilido tjeter i seres dhe partise se tij dhe ia doli mbane.
Guxoi te beje fushate kunder te gjitheve, e madje edhe kunder vetes se tij dhe ndersa askush nuk e priste, fitoi zgjedhjet presidenciale.
Kundershtaret e percmuan, urryen, shane, akuzuan. Rivalet dhe Oponenetet brenda Partise Republikane e grushtuan sa munden nen brez. Mediat e kthyen ne nje Godzilla qe kishte zbritur ne qytetin politik per te bere deme.
Ai vete kurre nuk konkuroi me veten e tij, sepse e dinte qe fituesi duhej te ishte nje makth te cilin askush nuk e do ne realitet, por te gjithe grisin xhaketat ne rradhe per ta pare ne Kinema.

Ia doli mbane.
Donald Trump u be Boogeyman qe te gjithe rendnin per te pare ne Kinema, ndersa Zv/Presidenti Mike Pence ishte garanti se ne fund cdo gje do te shkonte ashtu si duhej, pra sipas rrugeve e menyrave te Zotit.

Kam pare videomesazhe te pa transmetuara ne media, por te shperndara ne menyre virale ne whatsapp dhe viber, ku Traktati i Mike Pence shpalosej me gjithe hirin e plotesine e tij ungjillore.

Kam pare fjalime te Ivanka Trump dhe djalit te Donald Trump, te cilat gjithashtu rrokeshin vetem te percuara celular pas celulari, e ku Familja e re Presidenciale, paraqiste kredenciale te jashtezakonshme ungjillore.

Asgje nga keto nuk e kemi pare ne TV. Asgje nga keto nuk e ka paraqitur vete Donald Trumpi.

Kjo eshte deshmi e nje strategjie komunikimi te mirestudiuar, nepermjet se ciles mediat tradicionale u skualifikuan dhe mesazhi shkoi aty ku duhej e ashtu sikurse kerkohej.

Amerikes se re iu shfaq Doladi i Walt Disney, Trumpi i transformuar ne Boogeyman, ndersa Amerikes tradicionale i fliste nen ze, celular pas celulari, e foltore pas foltore Kishash, vete Zv/Presidenti i zgjedhur Mike Pence.

Fushata Trump meriton te kqyret me shume admirim e ne cdo detaj, nga kushdo qe deshiron te ndertoje komunikim publik dhe elektoral, kendej e tutje.

Megjithate, pertej gjithckaje, nga dita e neserme, Donald Trumpi do te jete Presidenti i 45 i SHBA.

Boogeyman apo Makthi, nuk do te jete me film ne kinema, por nje realitet qe do te ulet e mare vendime ne Zyren Ovale.

Nje pjese e elitave politike, mediatike dhe financiare ne SHBA dhe me gjere, po perpiqen te ngrene alarmin, mbi kete makth te kthyer ne President prej verteti.

Borite e alarmit po bien aq te forta, sa te duket se Presidenti i Ri i SHBA, nga neser do te filloje te gelltise njerez.

E verteta eshte se nga neser, nuk do te jete ne Zyren Ovale as Makthi, as Trumpi i Fushates.
Nga neser, ne Zyren Ovale do te jete Donaldi prej verteti, jo ai I Walt Disney.
As shenjt, as celebrity, as antikrishti.
Donald Trumpi qe do te jete ne Zyren Ovale, do te jete ai qe pati vetedije te plote kur ndertoi dhe pranoi strategjine e komunikimit gjate fushates elektorale.
Ai qe nuk gaboi aspak kur perzgjodhi Mike Pence si Zv/President.
Ai qe me Paul Rayan ka ditur te jetesoje plot virtuozitet Artin e Marreveshjes.

Donald Trump, vjen President ne nje kohe kur Kina beson se deti i pranon te gjithe lumenjte.
Donald Trump vjen President ne nje kohe kur Presidenti i Rusise, nuk beson te shumeanesia ne vendim-marrjen globale, por synon te ringjalle nje bote me 2 Superfuqi.
Donald Trump vjen President ne nje kohe, kur Europa ka nje France qe po perpiqet ti vesh zharrtjerat e zonjes Le Pen, Gjeneralit De Gol.
Donald Trump vjen President ne nje kohe kur Gjermania shkelqen e vetme, por si e vetme nuk mjafton.
Donald Trump vjen President ne nje kohe kur Britania e Madhe, sapo ka rihedhur kraheve pelerinen e Mbretereshes se Deteve, e ka kaq shume nevoje per mbrojtjen e shpatullave nga SHBA.
E keshtu me rradhe, jane te medha sfidat qe do te gjeje mbi Tryezen e tij Presidenciale, neser Donald Trumpi.

Gjasat jane, qe ai te kete ardhur jo rastesisht ne ate detyre te larte, me te larten e Botes.

Gjasat jane qe Donald Trump tu jape pergjigje e ti mesoje kinezet se detet dhe lumenjte, kane nevoje per tu administruar nga e vetmja Fuqi qe as i demton, as i ndot, e as i lejon te egersohen mbi natyralen.
Gjasat jane qe edhe Putini, do ta kuptoje se nuk eshte dot as Stalin e as Brezhnjev, aq me pak Gorbacov. Putini as e bashkon dot me Perendorine Sovjetike, e as e shperben dot ate.
Nese e kupton kufirin e tij, edhe mund te vazhdoje te luaje rolin e Carit te Rusise, qe here pas here terheq vemendjen globale kur ben si Tiger Siberie.
Gjasat jane qe edhe Europa do te rigjeje nje ekuiliber te ri.

Donald Trump, mund te jete Presidenti qe do te riktheje riperteritjen morale ne Glob.
Nje bote e zbrazet nga idete, idealet dhe morali, u percudnua masivisht ne keto dekada.
Vete ardhja e Trump dhe ringritja e mekanizmave vetembrojtes ne shoqerine amerikane nga rreziqet per te drejtat civile, qe mund ti vijne SHBA nga Presidenca Trump, jane deftues te nje proejksioni te ri boteror.
Bota do te rikerkoje idete dhe idealizmin.
Prandaj, ka shume gjasa qe Presidenca Trump te beje e sjelle Histori.
Urime Presidentit te 45 te SHBA.

SHKARKO APP