Dorëheqja e kreut të OSHEE, Seferi nuk justifikoi punën para Kryeministrit Rama

, Edi Rama. Mësohet se Seferi e dha dorëheqjen, si të vetmen mundësi për t’u mos u shkarkuar. Një ditë pas dorëheqjes së tij, të pranishmit në mbledhje janë shprehur se kryeministri Rama ka folur me tone shumë të ashpra, sidoemos në momentin kur krerët e OSHEE-së janë përpjekur të justifikonin  punën e tyre me rezultate më të mira që janë arritur, krahasuar me të njëjtat periudha ë viteve, kur qeveriste PD-ja. Kryeministrit Edi Rama nuk i ka pëlqyer ky krhasim, ndaj edhe ka kërkuar dorëheqjen e Seferit nga drejtimi mëtejshëm i OSHEE-së, duke u shprehur se nuk i interesojnë fare rezultatet e PD-së, por objektivat që ka qeveria e tij.

Duke e parë objektivin ende larg, Kryeministri Rama mësohet të ketë folur me tone të ashpra për punën që ka bërë deri tani OSHEE, sidoemos pas rasteve, kur disa drejtues apo ish-drejtues të OSHEE, në rrethe, përfunduan në pranga për vjedhje të energjisë. Po ashtu, edhe më i papranueshëm është fakti i fundit se janë ndalur nga policia elektriçistë, nën akuzë se abuzonin me energjinë në zona ku qytetarët janë treguar model të pagimit të energjisë. Rasti më flagrant ishte ai në Librazhd.  Në këtë situatë, kur OSHEE nuk ka qenë deri tani në gjendje të verifikojë dhe të ndalojë abuzimet nga punonjësit e saj,nuk ka sesi të shënojë ndonjë sukses të madh në parandalimin e vjedhjes së energjisë nga qytetarët.  

Në mbledhje Rama ka deklaruar se “goditja e korrupsionit brenda kompanisë, qoftë edhe arrestimet e dy drejtorëve rajonalë të përfshirë në vjedhjen e energjisë, janë krejt të pamjaftueshme,” ndërkohë që prej tij kërkohet zero tolerancë, ndaj çdo abuzuesi. Gjithashtu numri një i Qeverisë është shprehur se pavarësisht rezultateve të deritanishme, kompania nuk ka bërë aq sa duhet për të rritur cilësinë e burimeve njerëzore, apo të shërbimit ndaj klientit. Rama është ka ndarë qeverisjen aktuale me atë të mëparshme, duke e cilësuar kohën e PD-së, si “koha e hajdutërisë, jo e menaxhimit të kompanisë.” Mesazhi i fundit i Ramës gjatë mbledhjes të Shtabit Qendror të Operacionit kundra vjedhjes së energjisë ishte i qartë: T’i jepet fund me çdo çmim abuzimeve, madje me forcë mbrojti idenë se nuk do të ketë asnjë lloj amnistie të borxheve të prapambetura, duke shprehur qëndrimin e qeverisë për mos u tëhequr edhe nëse ky operacion mund të ketë  kosto elektorale.

SHKARKO APP