Dorëheqja e kryebashkiakut të Vlorës, Çuçi mbledhje me këshilltarët socialistë për pasuesin

I deleguari politik i Partisë Socialiste në Vlorë, Bledi Çuçi ka bërë një mbledhje ditën e sotme për të diskutuar mbi një emër pasues i Ermal Dredhës si kryebashkiak. Çuçi kërkoi nga këshilltarët që të dalin me një emër deri në ditën e hënë.

Por po ashtu Çuçi ka deklaruar se emri më i përshtatshëm për të pasuar Dredhën është Elis Halili. Ndërsa këshilltarët nuk e kanë pritur mirë këtë, me pretendimin se Halilin nuk e njohin mirë.

Në mbledhje mori pjesë edhe vetë Ermal Dredha, i cili shprehu keqardhjen për lënien e mandatit në mes.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mund të kishim bërë edhe më shumë, por kemi bërë më të mirën për qytetin”, tha Dredha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ermal Dredha në muajt e fundit ka qenë pre e kritikave te vazhdueshme nga kryeministri Edi Rama. Kritikat e Ramës ndaj Dredhës kanë qenë si në mbledhjet private pa mediat, por edhe në daljet publike të Kryeministrit. Dredha është kritikuar edhe për mbetjet dhe për mungesën e punës nga ana e drejtorëve te bashkisë Vlorë. Rama shkoi aq shumë me kritika ndaj Dredhës, sa në një mbledhje me drejtorët e Bashkisë Vlorë, e quajti kryebashkiakun si ‘Dritan Lela 2.0’

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?